Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Jemi në Tiranë apo në Teheran?!

19:57 / October 13, 20265 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Propozimi i dy prokurorëve të SPAK që gjykimet penale, ku vendoset për lirinë e njerëzve, të zhvillohen edhe pa praninë e avokatëve, nuk është ndonjë lajthitje momentale. Nuk është as një nervozizëm i rastit për shkak të bojkotit të avokatëve.

Është thjesht artikulimi publik i një dëshire e përhershme e tyre që të kenë përballë të pandehur pa mbrojtje dhe një gjykatë pa kundërshtim!

Në fakt, po të shohësh mënyrën se si funksionon drejtësia e posaçme, kjo dëshirë është realizuar prej kohësh në praktikë.

Nëse mbi 90% e kërkesave të SPAK pranohen nga gjykata, siç rezulton nga statistikat e përmendura publikisht, atëherë çfarë peshe reale ka mbrojtja në këtë proces?!

Nuk besoj se ka peshk që të besojë se gjithmonë ëahtë prokuroria që ka të drejtë. As gjitar që mos kuptojë se nuk mund të jenë gjithmonë të gabuara argumentet e avokatëve! Nuk mund të jenë gjithmonë të pabazuara pretendimet e të pandehurve!

Një drejtësi ku pothuajse gjithmonë fiton e njëjta palë, ka detyrimin të shpjegojë se si funksionon kontradiktoriteti. Përndryshe, gjykimi rrezikon të shndërrohet në një formalitet për miratimin e vullnetit të prokurorisë.

SPAK duket se nuk e ka më nevojën as për këtë formalitet. Tani kërkon të heqë qafe edhe formalisht avokatin!

Dhe, në njëfarë mënyre, i kuptoj!

Ç’u duhet avokati këtyre kapadainjve që sillen me drejtësinë si në oborrin e tyre privat?!

Ç’u duhet një njeri që u kundërshton provat, që u konteston dyshimet, që u kërkon të respektojnë ligjin, që u kujton se liria e njeriut nuk është pronë e prokurorit?!

Ç’u duhet një avokat që guxon t’u thotë se një bisedë nuk është domosdoshmërisht krim, se një dyshim nuk është provë dhe se një kërkesë për arrestim nuk është urdhër për gjykatën?!

Në fund të fundit, edhe Enver Hoxha, kur e zhduku avokatinë si profesion, këtë logjikë kishte. Mbrojtja ishte një pengesë e panevojshme për drejtësinë e pushtetit.

Natyrisht, kohët janë të ndryshme. Por mendësia që e sheh avokatin si pengesë, dhe jo si kusht të procesit të rregullt, ka një ngjashmëri të frikshme.

Madje, duhet pranuar se SPAK është më i sinqertë se komandanti i GJKKO-së së shkallës së parë!

Ky i fundit nuk guxon ta thotë hapur se nuk i do avokatët në sallë. Ai zgjedh një metodë më të sofistikuar. rrethon gjykatën me Gardën e Republikës, na kontrollon llojin e çantës, na përcakton çfarë mund të mbajmë brenda tyre dhe na urdhëron të lëmë celularët te dera, sikur po hyjmë në ndonjë repart ushtarak dhe jo në një institucion të drejtësisë.

Prokurorët, ndërkohë, hyjnë me celularë dhe dalin eehe në resme me telefon në dorë në sallën e gjyqit që e ruan Garda prej avokatëve!!!

Pra, prokurori mund të ketë mjetet e tij të punës, ndërsa avokati duhet t’ia nënshtrojë ushtrimit të profesionit të vet shijet dhe fantazitë administrative të komandantit të radhës.

Dhe kur avokatët kundërshtojnë këtë poshtërim institucional, dalin prokurorët e SPAK dhe propozojnë që gjykimet të vazhdojnë pa ta!

Sa bukur përputhen interesat! Njëri i nxjerr avokatët nga salla me rregullore, të tjerët kërkojnë t’i bëjnë të panevojshëm me procedurë!

Por ka diçka që këta zotërinj duket se e kanë harruar.

Avokati nuk është dekor i sallës së gjyqit. Nuk është mysafir i prokurorit. Nuk është vartës i kryetarit të gjykatës. Nuk është një person që tolerohet të marrë pjesë në proces sipas humorit të pushtetit gjyqësor.

Avokati është garanci kushtetuese e lirisë së individit përballë pushtetit të shtetit!

Pa mbrojtje efektive nuk ka kontradiktoritet. Pa kontradiktoritet nuk ka barazi armësh. Dhe pa këto garanci, procesi penal humbet thelbin e tij demokratik.

Prandaj, përpara se të kërkojnë të gjykojnë njerëzit pa avokatë, prokurorët e SPAK duhet të kujtojnë një gjë elementare: ata nuk janë drejtësia! Janë vetëm njëra prej palëve në proces.

As më shumë, as më pak!

Nuk kanë asnjë të drejtë më të madhe procedurale se pala që akuzojnë. Nuk kanë monopol mbi të vërtetën. Dhe, mbi të gjitha, nuk kanë pronësi mbi lirinë e askujt!

Një shtet demokratik nuk matet me fuqinë që i jep prokurorit për të arrestuar, por me garancitë që i jep qytetarit për t’u mbrojtur prej tij.

Nuk ka nevojë ta kthesh gjykatën në një kazermë, si në regjimet autoritare, për të dëshmuar se nuk i do avokatët. Mjafton t’i konsiderosh ata të tepërt!

Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh: prokuroria kërkon gjykim pa mbrojtje, ndërsa drejtuesi i gjykatës kërkon mbrojtje pa dinjitet!

Ndaj, zotërinj, bëjeni të plotë këtë reformën tuaj!

Bashkohuni me prokurorët e SPAK! Lërini ata të hyjnë në sallë me celularë, me dosje, me pretendime dhe me kërkesa për arrestim. Lëreni gjykatën t’ua miratojë kërkesat dhe hiqini qafe avokatët bashkë me celularët e tyre!

Por të paktën mos e quani më këtë gjë drejtësi demokratike.

Sepse drejtësia që ka frikë nga avokati nuk ka problem me avokatin. Ka problem me vetë drejtësinë!

Jemi në Tiranë, jo në Teheran ore ejjjj..!!!

apo jemi Manjani teheran Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit e vet: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

20:39 / October 13, 2026

Drejtësia nuk matet me numrin e njerëzve që poshtëron publikisht

14:37 / October 13, 2026

Lindi dielli shkrepi drita, po na vjen LaCivita…

21:08 / October 8, 2026

Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

19:48 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.