Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Protesta e dhunshme/ Policia arreston 16 persona, 49 në hetim! MEPJ dënon sulmin e ambasadës së Selisë së Shenjtë

10:18 / October 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 10 1 1024x661 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

6 persona janë arrestuar si pasojë e protestës së dhunshme të zhvilluar dje në Tiranë, ndërsa 49 të tjerë janë vënë nën hetim. Gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth 45 persona u shoqëruan në komisariat për shkak të akteve të dhunës e përplasjeve me uniformat blu.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar aktet vandale në selinë e Nuciaturës Apostolike në Tiranë, godinë që shërben si përfaqësi diplomatike zyrtare e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri.

Ishin disa protestues që sulmuan godinën gjatë protestës së zhvilluar dje e shoqëruar me akte të shumta dhune, tensioni dhe përplasjesh me forcat e policisë.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon aktet e vandalizmit të ushtruara dje tek selia e Nunciaturës Apostolike në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë. 

Respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është një detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare.

E drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ushtrimi i saj duhet të respektojë ligjin dhe të përjashtojë çdo formë dhune apo vandalizmi. Autorët e akteve të paligjshme duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit.

Ministria vlerëson reagimin e Policisë së Shtetit dhe shpreh besimin se institucionet kompetente do të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe së bashku me institucionet e përfshira, do të garantojë sigurinë dhe paprekshmërinë e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri.

mepj proteste e dhunshme selise se shenjte sulmi ambasades
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Opozita është në vështirësi!” – Blendi Fevziu: Berisha të ikë dhe të hapë rrugën për lider të ri

11:53 / October 14, 2026

Protesta vijon/ Bojkot në universitete dhe gjimnaze, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

11:46 / October 14, 2026

Dhuna në protestë, 16 të arrestuar/ Dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, procedohen 49 të tjerë

11:11 / October 14, 2026

Bojkot mësimit në gjimnazin “Partizani”, nxënësit i bashkohen revoltës studentore

10:47 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.