Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protestuesit shkatërrojnë derën te Kuvendi, sulm me molotovë Kryeministrisë! I vihet zjarr 2 ministrive, bankave e bizneseve

19:14 / October 14, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Protesta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protesta jashtë kontrollit. Kaos, zjarr dhe tym në rrugët e Tiranës. Qendra e kryeqytetit është përfshirë nga akte të dhunshme, me protestues të maskuar që prej orës 12:00 sulmojnë me gurë e molotovë institucionet shtetërore, bankat, bizneset dhe efektivët e Policisë. Aktet e dhunës kanë përshkallëzuar te dy prej institucioneve më të rëndësishme, Kuvendi dhe Kryeministria, ndërsa u dogjën Ministria e Ekonomisë dhe Arsimit. Dhjetëra të shoqëruar. 

Protestuesit shkatërruan një prej dyerve të kuvendit. Edhe Kryeministria nën sulm me molotovë. Në shënjestër të protestuesve ka përfunduar edhe Piramida. Protestuesit kanë thyer xhamat e bizneseve. 

Aktet e dhunshme arritën kulmin kur në qendër të Tiranës, protestuesit iu vunë flakët stolave plastikë që i morën nga sheshi “Skënderbej”. Tymi gjigant përfshiu të gjithë qendrën e Tiranës, ndërsa nuk u pa asnjë zjarrfikëse. 

Një ambienti në katin e parë të Ministrisë së Arsimit iu vu flaka, ndërsa një shishe me molotov ra në ballkonin e katit të dytë të godinës. Përballë, dega e një banke të nivelit të dytë, ra pre e dhunës nga një tjetër grup personash të maskuar, që pasi thyen xhamat, i vunë dhe asaj zjarrin. Më në qendër, zyrat e një tjetër institucioni financiar, i grabitur mbrëmjen e djeshme, u përpinë nga flakët. Godina dy katëshe, ndodhet ngjitur me ambasadën e Vatikanit, dhe vetëm pak metra larg një pallati. Për më shumë se 15 minuta, zjarri vijoi pa ndërhyrjen e zjarrfikësve. Disa biznese ngjitur po ashtu u dëmtuan, me fasadat e xhamit të shkatërruara nga hedhja e gurëve.

Ndryshe nga një ditë më parë, uniformat blu kanë ndjekur një strategji më të tërhequr, duke shmangur përplasjet e drejtpërdrejta me protestuesit. Të gjendura nën një breshëri thuajse të pandërprerë gurësh, ato kanë përdorur vetëm makinat e ujit dhe gazin lotsjellës për t’u kundërpërgjigjur. Edhe personat e ndaluar, këtë herë janë shoqëruar pa përdorim të forcës.

Deri më tani ka 7 të lënduar te Spitali i Traumës, 3 protestues dhe 4 efektivë.

Nga ana tjetër, skenari i protestuesve është i ngjashëm me atë të një ditë më patë. Aktet guerile i janë lënë një grupi protestuesish të maskuar. 

Protesta ishte paralajmëruar për në orën 14:00, por studentët e Mjekësisë dhe të një universiteti privat nisën marshimin që në orët e para të mëngjesit, duke bojkotuar mësimin. Gjatë rrugës, me thirrjet “Bashkohuni me ne”, atyre iu bashkuan studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Politeknikut, Ekonomikut dhe Gjuhëve të Huaja.

deren Kuvendit protestuesit shkaterrojne Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026

Reagim i Ministres së Arsimit, Kumbaro: Aktet e sotme të shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e MA-së me studentët

20:18 / October 14, 2026

MIA/ Pretendimet për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Partizani” nuk qëndrojnë, procesi mësimor vijon normalisht

12:42 / October 14, 2026

Bordi i Transparencës njofton çmimet reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

12:25 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.