Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dëmtimi i godinës së Bashkisë Shkodër gjatë protestës së studentëve ka sjellë reagime dhe përplasje mes vetë demokratëve.

Këshilltarja demokratë e Bashkisë së Shkodrës, Glorja Shllaku publikoi pamjet e incidentit, duke shprehur mbështetjen për studentët.

Por ky veprim u kritikua nga pedagogu, studiuesi dhe ish-deputeti demokrat Romeo Gurakuqi.

Përmes një komenti, Gurakuqi i kujtoi Shllakut se Bashkia është institucion publik, ku ndodhen edhe shërbime të rëndësishme për qytetarët, dhe se si anëtare e Këshillit Bashkiak duhej të kishte ndërhyrë për të parandaluar dëmtimet, në vend që të publikonte pamjet e incidentit.

“Asht Bashkia Gloria, ku ti je anetare e keshillit. Asht kujtesa e qytetit, gjendja civile, dhe nuk e kuptoj pse e nxjerr, ne vend qe te vraposh me shku me largu fmijet nga damtimi”, i shkruan Gurakuqi.

“Prof pa dasht te hyj ne polemika, besoj se ne keto momente duhet te jena ne mbeshtetje te studentave dhe te rinjve, jo ti pengojme apo t’ia zbehim zanin. Ata po kerkojne te drejten e tyne per nje te ardhme ma te mire dhe ne duhet te ti degjojme e mbeshtesim”, i përgjigjet ajo.

“Glorja Shllaku une them dicka tjeter, ti dicka krejt tjeter!!!!! Ne fund, edhe me meson cfare duhet te baj?!”, i përgjigjet nga ana tjetër Gurakuqi.

demokratet Dhuna percan protestuesve Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U plagos në kokë gjatë protestës në Shkodër, përfundon me sukses operacioni i policit 64-vjeçar

19:02 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Dhuna në protestë, 16 të arrestuar/ Dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, procedohen 49 të tjerë

11:11 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.