Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protestat e dhunshme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Qëndroni vigjilentë!

20:18 / October 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një njoftim sigurie për protestat që po zhvillohen në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Kukës dhe Elbasan, duke paralajmëruar se tubime të tjera mund të mbahen edhe në ditët në vijim.

Sipas ambasadës, disa prej protestave janë kthyer në përplasje të dhunshme, ku janë përdorur mjete zjarrvënëse, janë hedhur gurë dhe janë dëmtuar prona publike e private.

Në njoftimin e datës 15 tetor, ambasada thekson se protestat mund të përhapen edhe në rrugët përreth, duke sjellë shtim të pranisë policore, bllokime rrugësh dhe devijime të trafikut. Për këtë arsye, personelit të saj i është kërkuar të shmangë të gjitha zonat e protestave.

Ambasada paralajmëron gjithashtu se mund të ketë mbyllje të tjera ose kufizime shërbimesh në transportin publik, zyrat shtetërore dhe shkolla në të gjithë vendin. Qytetarëve u rekomandon të qëndrojnë larg tubimeve, të ndjekin mediat vendase, të zbatojnë udhëzimet e Policisë dhe të kenë një plan për t’u larguar në rast rreziku.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

“Demonstrata po zhvillohen në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Kukës dhe Elbasan, veçanërisht në qendrat e qyteteve dhe pranë ndërtesave qeveritare.

Disa prej demonstratave janë shoqëruar me dhunë. Protestuesit kanë përdorur mjete zjarrvënëse, kanë hedhur gurë dhe kanë dëmtuar prona publike dhe private. Demonstrata të tjera mund të zhvillohen në ditët në vijim.

Demonstratat mund të përhapen edhe në rrugët përreth, duke sjellë shtim të pranisë së policisë, probleme me qarkullimin, devijime të trafikut dhe bllokime rrugësh.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka udhëzuar personelin e saj të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen demonstrata.

Qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale në plan të parë. Ndiqni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit.

Pasojat e pritshme

Priten mbyllje të tjera ose kufizime të shërbimeve publike në të gjithë Shqipërinë, përfshirë transportin publik, zyrat shtetërore dhe shkollat.

Masat që duhen marrë

Rrisni kujdesin për sigurinë tuaj duke shmangur demonstratat dhe duke qenë të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh përreth jush. Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonave apo kufjeve në ambiente publike. Ndiqni mediat lokale për informacionet më të fundit. Mbani gjithmonë një plan emergjence ose një mënyrë për t’u larguar nga zona në rast rreziku dhe shmangni tërheqjen e vëmendjes” 

Ambasada dhunshme Protesta SHBA vigjilente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026

U plagos në kokë gjatë protestës në Shkodër, përfundon me sukses operacioni i policit 64-vjeçar

19:02 / October 15, 2026

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.