Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
myrto uzuni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Myrto Uzuni po vazhdon të lërë gjurmë në futbollin amerikan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili iu bashkua Austin FC në vitin 2025, ka fituar çmimin si golashënuesi më i mirë i Leagues Cup, duke regjistruar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e tij.

Futbollisti kuqezi e ka përjetuar me krenari këtë arritje, duke ndarë emocionet e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Uzuni theksoi se ky trofe përfaqëson një moment të veçantë në rrugëtimin e tij sportiv, ndërsa nënvizoi edhe rëndësinë historike të këtij suksesi për klubin amerikan.

“Ka momente që të bëjnë të ndalesh dhe të vlerësosh rrugëtimin që ke bërë. Të mbash këtë trofe në duar është një prej tyre. Jam krenar që bëhem golashënuesi i parë në historinë e Austin FC në ‘Leagues Cup’, duke garuar përkrah emrave më të mëdhenj të futbollit”, shkruan sulmuesi shqiptar.

Uzuni nuk ka harruar të falënderojë as shokët e skuadrës dhe tifozët, të cilët kanë qenë pjesë e këtij suksesi.

“Faleminderit shokëve të mi të skuadrës, që ndihmuan për ta bërë të mundur këtë moment, si dhe tifozëve tanë, të cilët bëjnë që çdo gol të ketë një vlerë edhe më të madhe. Historia u shkrua”, përfundon mesazhi i tij.

Ky vlerësim konfirmon ndikimin e Uzunit te Austin FC dhe përbën një tjetër moment krenarie për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili po kërkon të lërë gjurmën e tij në futbollin amerikan.

cmim golashenues histori Myrto Uzuni SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Qëndroni vigjilentë!

20:18 / October 15, 2026

Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit e vet: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

20:39 / October 13, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.