Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Protestat e dhunshme, Spahiu thirrje: Mos e digjni Shqipërinë si në 97-ën, dilni dhe mbroni Tiranën nga anarkia e lufta civile

22:39 / October 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 kreshnik spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar alarmante situatën e krijuar pas protestave të dhunshme gjatë këtyre 3 ditëve në Tiranë.

Në një lidhje live për emisionin ‘Frontline’, Spahiu tha se një situatë e tillë nuk ka ndodhur as në vitin e mbrapsht 1997, kur njerëzit kishin armë nëpër duar.

Kjo pasi sipas tij, në atë kohë nuk u sulmuan banka e biznese private, siç ka ndodhur gjatë këtyre ditëve në Tiranë.

“Kjo nuk ka ndodhur as në 1997-ën kur janë marrë tanket e armët. Nuk janë sulmuar bankat, nuk janë sulmuar bizneset private. Shqipëria duhet të shkojë në luftë civile dhe këtu duhet të dalin e të marrin përsipër përgjegjësinë ata që janë përgjegjës”, tha mes të tjerash Spahiu.

Më tej Spahiu i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, Presidentit Bajram Begaj, krerëve të partive opozitare dhe shoqatave në vend, që të mblidhen, të lënë pas interesat dhe hatërmbetjet personale dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë.

E kam një fjali shumë të thjeshtë. Është një moment historik, që duke filluar nga kryeministri, Presidenti, opozita, shoqatat, duhet të ulen në tryezë për të gjetur një zgjidhje politike për t’i dhënë fund vëllavrasjes. Shqipëria nuk mund të digjet e të shkojë në luftë civile. S’mund të digjen dyqanet, banket, bizneset. Duhet me çdo kusht të dalin ku janë, të lënë pas shpine çdo hatërmbetje, sepse në të kundërt do i kryqëzojë historia”, shtoi Spahiu.

Në përfundim Spahiu tha se kjo situatë nuk mban as 48 orë kështu si ka nisur. Sipas tij nëse kriza nuk zgjidhet, vendi mund të shkojë drejt anarkisë, ç’ka sipas tij do të ketë pasoja për vite me radhë.

“Kjo situatë nuk mban as 48 orë. Do jetë më keq se luftë civile, sepse lufta civile ka 2 palë. Do kalojë në anarki dhe do të ketë pasoja afatgjata për shumë vite”, përfundoi Spahiu.

bizneset Protesta spahiu thirrje Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Një grup protestuesish ‘mësyjnë’ te Qytet Studenti, thyejnë dyert dhe xhamat e godinave

22:29 / October 15, 2026

Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë

22:20 / October 15, 2026

Protestat e dhunshme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Qëndroni vigjilentë!

20:18 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.