Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rada
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Ardit Rama, u shpreh në një bisedë për Ora e Fundit në ABC News, se në krye të protestave ka elementë të tjerë përvec studentëve. Për të vërtetuar këtë tha ai, mjaftojnë evidencat e personave të shoqëruar si element të dhunshëm që në ditën e parë pranëMinistrisë së Arsimit.

“Nga ana tjetër edhe nëse do t’i referohemi të dhënave të opozitës edhe politikës po e përjashtojmë pretendimet e kryeministrit të Rama dhe të qeverisë dhe të policisë ka qenë Partia Demokratike ajo e cila ka marrë përsipër të furnizojë protestën me njerëz. Ka qenë Sali Berisha ai i cili ka deklaruar që në krye të protestave të shkojnë demokratët dhe të mbushin sheshin në mbështetje të studentëve apo të nxënësve sido që ta quajmë neve. Nga ana tjetër fakti që shumica e personave dhe elementëve të dhunshëm që ne i shohim nga pamjet filmike të përditshme të këtyre tre ditëve vemë re se shumica prej tyre e mbulojnë identitetin çka do të thotë se mund të kemi të bëjmë në rastin konkret me elementë të sponsorizuar për të nxitur aktet e dhunës ndaj institucioneve dhe ndaj bizneseve, por gjithashtu edhe për të rritur atë adrenalinën dhe për t’i çuar, për ta çuar pjesën e sinqertë të protestuesve në qorrsokak dhe drejt akteve të dhunshme që ne që ne po dëshmojmë këto ditë në kryeqytet”, u shpreh ai, ndërsa solli në vëmendje protestën e 21 janarit.

“21 janari është një ngjarje e cila shënon një njollë të zezë në biografinë politike të Sali Berishës. Është një ngjarje e cila e ka çuar Berishën dhe personat të tjerë drejt hetimeve dhe është një ngjarje e cila me thënë të drejtën nuk duhet përsëritur në formë as sa i përket  veprimeve të qeverisë së kohës së atëhershme, por as sjelljes së protestuesve. Megjithatë ne po ta shohim nuk kemi të bëjmë me një dhunë në 21 janar nuk kishim të bënim me një dhunë sistematike siç është kjo e tanishmja. Ka qenë një ushtrim i drejtës së protestës edhe e dhunshme do të thoja por e lokalizuar dhe e orientuar drejt institucionit të kryeministrisë. Ndërsa sot ne po dëshmojmë një dhunë të përhapur në të gjithë kryeqytetin me pasoja shumë të rënda kryesisht edhe për biznesin privat po po dëshmojmë nga ana tjetër edhe një sjellje ndryshe të policisë së shtetit. Në fakt kjo ka qenë ëndërr e opozitës, që të përsëritej 21 janari me këtë herë me Berishën në opozitë. Është një dëshirë e hapur dhe që nuk e fsheh Berisha dhe Partia Demokratike.

Berisha Dhune proteste sponsor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-kandidatja e Berishës, me bombola shpërthyese/ Ilirjana Kurçana mes të miturve në protestë, i nxit për dhunë

12:26 / October 16, 2026

Probleme me sistemin e trafikut ajror italian, Aeroporti i Tiranës njofton anulimet

12:16 / October 16, 2026

Këshilli Ndërfetar apel për paqe dhe dialog: Shqetësimet e qytetarëve të dëgjohen, dhuna nuk justifikohet

12:12 / October 16, 2026

Protesta/ Ibrahimaj: Shërbimi i Postës Shqiptare nuk do të ndalet, qytetarët mund t’u drejtohen filialeve të tjera

11:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.