Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Sa vlen një polic dhe sa vlen një huligan?

19:30 / October 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Frrok Çupi

Nuk kisha menduar se vjen kjo ditë. Por ra ky mort e na zuri përballë huliganëve. I janë sulur në kockë atdheut tonë. I janë sulur Tiranës sonë të bukur dhe po e ndotin, po e djegin, po e vjedhin.

Po përleshen me Policinë rrugë më rrugë, bankë më bankë, shkollë më shkollë, semafor më semafor. Në çdo orë të ditës ‘të pushon zemra’, se ‘erdhën ata, po vijnë!’. Prej katër ditësh, që njerëz të panjohur, të mbuluar me maska, të armatosur me armë vdekje- prurëse, kanë sulmuar Tiranën dhe qytete të tjerë. Terror, tmerr, frikë, zjarr.

Jemi në Tiranë, tetor i vitit 2026.

Deri tani, në pararojën tonë ka dalë Policia dhe po rrezikon jetën në këtë front me armikun më të ndyrë që na është sulur deri më sot.

Ja ku janë të dy palët: Huliganët që po tentojnë të na e marrin frymën dhe Policia që po na mbron.

A mund të vihet peshorja se sa vlen njëri e sa vlen tjetri?

Përgjigjen më tokësore e dha një huligan sot para Ministrisë së Arsimit. I mbuluar i tëri me maskë, futi gishtin diku te goja, largoi një copë batanije që përbënte mbulesën dhe iu drejtua policit:

-Jena këtu për shkollë, po sa për të vrarë jemi ne të parët… Ty në lule të ballit.

Atëherë, bëhet e qartë: Sa për vdekjen, vlejnë huliganët në vendin e parë.

Teksa shkruaja këto radhë, në ekran më pulson lajmi i fundit: ‘Polici i plagosur është në gjendje stabël; sapo hyri në reanimacion’.

Lajmi vinte nga spitali i Traumës. Bëhet fjalë për policin Fasli Rama, shef i rendit në Policinë e Shkodrës. Huliganët i thyen kafkën dje, deri tani ishte në luftë mes jetës e vdekjes, sot vjen një lajm i mirë.

Por në vend që të ishim drejtuar për te Trauma e Spitalit, mendja na mbeti nëpër rrugicat dhe në bulevardin tonë. Kafen e mëngjesit e piva me një bankomat për kundruall.

“Mirë, po vallë ai bankomat do të jetë nesër, apo do të vijnë ata ta hanë, t’i thithin paratë që ka brenda dhe të ikin të veshur me maska?”. Bankat janë mbyllur, çdo zyrë ka hequr plaçkat se vijnë huliganët.

Po polici që i çanë kafkën me gurë, a do të jetojë për nesër?

Kjo është pyetja dhe vëmendja. Janë mbi 70 policë që janë plagosur në këtë luftë tre ditë, dhe vetëm një e dhjeta e huliganëve ka pësuar ndonjë gjë të pakrahasueshme. Në luftën ballë për ballë.

Aktivistët e ‘të drejtës’ në Tiranë bëjnë bilance the pa pushim thonë ‘të mbrojmë të drejtën e huliganëve’. Zyrat e OKB në Tiranë (që Donald Trump është betuar t’i mbyllë), thonë të njëjtën gjë. Lajmëtarë të rremë që thonë se ‘kanë vdekur tre’ huliganë. Celularë të fshehtë dhe para që hidhen nga një dorë huligani në dorën e tjetrit. Njerëz fjalë-lëmuar që thonë ‘mos i quajmë huliganë’. Institucionet e Drejtësisë që merren me akuzën e Xhaçkës dhe shkelin mbi hirin e qytetit.

Po Tiranën kush do ta mbrojë? Po jetën e njerëzve dhe familjet e tyre kush do t’i mbrojë?

Vallë presin që nesër populli të mbushë rrugë e sheshe dhe t’u drejtohet huliganëve “Kush jeni ju!? Hiqni maskat dhe zhdukuni nga qyteti ynë!”. Edhe kjo mund të ndodhë. Por para se të vijë kjo, policët po mbrojnë jetën tonë. Po na mbrojnë edhe nga një skenë e mundshme e mbledhjes sonë në ‘polis’ që të mbrojmë qytetërimin e ri. Po na mbrojnë nga ‘diplomacia’ dhe nga ‘feja’ që justifikon huliganin.

Për vete kanë marrë shpërblimin “çarje të kafkës”.

cupi huligan nje polic sa VLEN
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Proporcionaliteti nuk mund përdoret për të legjitimuar dhunën

20:19 / October 16, 2026

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

20:39 / October 15, 2026

Si 500 vandalë po terrorizojnë 2 milionë qytetarë?

19:40 / October 15, 2026

Protesta pa ide është dhunë kundër vetes

19:36 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.