Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës së dhunshme që po zhvillohet në Tiranë.
Në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një grup protestuesish kanë përzënë nga sheshi përfaqësues të Partisë Demokratike.
Një pjesë e protestuesve bënin vazhdimisht thirrje që ata të largoheshin nga protesta dhe i përzunë atë deri pranë selisë së PD-së.
