Tirana regjistroi fitoren e tretë radhazi në Abissnet Superiore, duke mposhtu Laçin, me rezultatin minimal 1-0.
Bardheblutë e kryeqytetit ishin dominues nga fillimi, por pjesa e parë u mbyll pa gola. Në të dytën, Tirana gjeti avantazhin me Bernard Berishën në minutën e 64-t, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
E njëjta situatë u regjistrua edhe pesë minuta më vonë, kur u anulua goli i Kis. Avantazhi i kryeqytetasve erdhi në minutën e 77-të.
Daci shfrytëzoi një krosim të Berishës dhe ia doli të zhbllokojë takimin. 4 minuta më vonë, Berisha ishte i pafat, pasi pa një tjetër gol t’i anulohej.
Pas kësaj, rezultati nuk ndryshoi më, me Tiranën që festoi fitoren e dytë radhazi, pas asaj me Partizanin.
Pas shtatë javësh, Tirana mban vendin e katërt me 11 pikë, ndërsa për Laçin kjo është humbja e tretë radhazi dhe mban vendin e gjashtë me shtatë pikë.
