Ndërsa në orët e para të mëngjesit punonjësit e Bashkisë nisën të “zhveshin” trotuaret përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me qëllim që protestuesit të mos kishin mundësi të merrnin gurë për t’i hedhur drejt institucioneve dhe efektivëve të Policisë, protestuesit kanë gjetur sërish gurë në pjesë të tjera të qytetit.
Pas sulmit të selisë së Partisë Socialiste, ata janë mbledhur para Kryeministrisë, ku janë pozicionuar me gurë në duar dhe barriera metalike.
Përballë tyre ndodhen dy autobotë me ujë dhe forca të shumta policie.
