Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të enjten, më 22 tetor, drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Miloçer të Budvës. Pjesëmarrja e Ramës konfirmohet zyrtarisht për mediat.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Të pranishëm do të jenë gjithashtu ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Europën Benjamin Haddad dhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Kjo e fundit do të qëndrojë në Mal të Zi të mërkurën dhe të enjten, ku përveç pjesëmarrjes në samit do të takohet me presidentin malazez Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç. Në fokus të takimeve do të jenë rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian dhe reformat që lidhen me procesin e integrimit.
Në samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore, Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Lista e plotë e pjesëmarrësve në Samitin e Procesit të Berlinit, më 22 tetor në Mal të Zi
Sipas listës zyrtare të pjesëmarrësve, në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Miloçer të Budvës, pritet të marrin pjesë:
- Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
- Friedrich Merz – Kancelar i Gjermanisë
- Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës
- Andrej Plenkoviç – Kryeministër i Kroacisë
- Hristijan Mickoski – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
- Christian Stocker – Kancelar i Austrisë
- Gjuro Macut – Kryeministër i Serbisë
- Borjana Krishto – Kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës
- Antonio Tajani – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Italisë
- Benjamin Haddad – Ministër i deleguar për Europën në Francë
- Thomas Byrne – Ministër Shteti për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen në Irlandë
- Tone Kajzer – Ministër i Jashtëm
- Dimitrios Karabalis – Drejtor i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme
- Stewart Martin Wood – Lord i Anfieldit, nënsekretar parlamentar i Shtetit në Mbretërinë e Bashkuar
- Atanas Pekanov – Zëvendëskryeministër
- Marcin Bosacki – Sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme të Polonisë
- Marta Kos – Komisionare Europiane për Zgjerimin
- Odile Renaud-Basso – Presidente e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)
- Frantishek Ruzhiçka – Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i OECD-së
- Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Grupin e Bankës Botërore
- Amer Kapetanoviç – Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)
- Vladimir Obradoviç – Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO)
- Pranvera Kastrati – Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s
- Robert de Groot – Zëvendëspresident i Bankës Europiane të Investimeve (BEI)
- Artur Lorkowski – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë
- Talis Linkaits – Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit
- Feridun H. Sinirlioglu – Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së
- Johanne Boehmer – Zëvendësguvernatore e Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Europës
- Albert Hani – Drejtor i Sekretariatit të Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit
- Boban Iliç – Sekretar i Përgjithshëm i Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural në Europën Juglindore
- Gjergj Murra – Drejtor Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor
- David Piegazki – Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Investimeve të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF)
