Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Terminali i autobusëve në Burrel drejt përfundimit

22:10 / October 20, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burrel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti për ndërtimin e terminalit të autobusëve në qytetin e Burrelit po shkon drejt përfundimit. Punimet kanë avancuar ndjeshëm, duke i dhënë formën përfundimtare këtij investimi, i cili synon përmirësimin e shërbimit të transportit publik në Bashkinë Mat.

Punimet janë ndjekur nga afër nga kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni, i cili u shpreh se, nëse vijojnë me këtë ritëm, ato pritet të përfundojnë shumë shpejt.

Sipas Bojnit, ky investim do të mundësojë sistemimin e automjeteve të transportit publik, si të linjave brenda territorit të Bashkisë Mat, ashtu edhe të atyre ndërqytetase. Terminali pritet të krijojë kushte më të mira për organizimin e transportit dhe ofrimin e një shërbimi më cilësor për qytetarët.

Ndërtimi i këtij objekti vjen si përgjigje ndaj një kërkese të vazhdueshme të operatorëve të transportit, por edhe të qytetarëve, të cilët kanë kërkuar prej kohësh një terminal të dedikuar, ku autobusët të kenë një vend të përshtatshëm për qëndrimin dhe nisjen e udhëtimeve.

Pas përfundimit të projektit, automjetet që kryejnë shërbimin e transportit publik drejt fshatrave të Bashkisë Mat, si dhe autobusët e linjave ndërqytetase, do të sistemohen në këtë terminal, duke synuar një organizim më të mirë të lëvizjes dhe lehtësimin e shërbimit për udhëtarët.

altin bojni autobusat BURREL perfundim terminali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Detajet nga vr*sja e 46-vjeçarit në Tiranë, telefonata e fundit e v*ktimës ishte me bashkëshorten

23:02 / October 20, 2026

 Zjarri në Gjykatën e lartë,ndryshime në zhvillimin e seancave gjyqësore, palët do të informohen

14:59 / October 20, 2026

Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Demonstrim i shkëlqyer

14:48 / October 20, 2026

Dhuna në protesta “tremb” turistët/ Hila: Kemi një ngrirje totale të gjithë rezervimeve

14:26 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.