Ditën e sotme, para Gjykatës së Tiranës do të dalin 58 prej të arrestuarve gjatë protestave të dhunshme, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ditën e djeshme, Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga qelia 28 protestues të arrestuar gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, duke caktuar për të gjithë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Për tre prej tyre, gjykata e cilësoi arrestimin të paligjshëm, ndërsa për Rigers Hoxhën vendosi edhe ndalimin e pjesëmarrjes në tubime. Masat e sigurisë u shqyrtuan nga gjyqtaret Marcela Shehu dhe Yrfet Shkreli.
Pavarësisht akteve të dhunës dhe shkatërrimeve të pronës publike e private, Gjykata e Tiranës për shumicën e protestuesve ka vendosur masa të lehta sigurie, kryesisht ‘detyrim paraqitje’.
