Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6a75bafa545deTURKJA 2 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka marrë vendim për ekstradimin drejt Turqisë të mësueses me shtetësi turke, Julide Yazici, e cila u arrestua në gusht nga Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit. Ajo u ndalua teksa po përgatitej të udhëtonte nga Shqipëria drejt Francës, pas një kërkese për ekstradim të autoriteteve turke.

Yazici ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Stambollit e kishte dënuar me 4 vite e 2 muaj burg. Akuzat ndaj saj lidhen me veprat penale të “dhënies së ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrjes në organizatë terroriste”.

Gjatë procedurave ligjore në Shqipëri, mësueses turke i është caktuar një avokat vendas, ndërsa ajo mbrohet edhe nga një përfaqësues ligjor turk. Ky i fundit ka vënë në dijeni edhe Ambasadën Franceze, duke qenë se, sipas raportimeve të mediave turke, Yazici kishte përfituar më herët leje qëndrimi në Francë.

Pas zhvillimeve në lidhje me masën e sigurisë, pritet që Gjykata e Apelit të shqyrtojë edhe çështjen e ekstradimit të saj drejt Turqisë.

Sipas mediave turke, Julide Yazici ka marrë pjesë në protesta kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan. Ajo ishte arrestuar edhe në vitin 2016, kur autoritetet turke e akuzuan për lidhje me organizata terroriste.

Yazici i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke pretenduar se procedimi penal ndaj saj lidhet me bindjet dhe aktivitetin e saj politik, si dhe me pjesëmarrjen në protestat studentore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.