Teksa prej 10 ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta të dhunshme për dorëheqjen e Qeverisë sociliste, kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjet e parevokueshme të drejtuesve të institucioneve nëpër ministri.
Tirananews.al mëson se kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave të kërkojnë dorëheqjet e drejtorëve, që janë në varësi të tyre.
Kjo lëvizje vjen ndërsa Rama ndodhet në Budva të Malit të Zi, në kuadër të procesit të Berlinit dhe në një kohë kur Tirana po përballet prej 10 ditësh me protesta të dhunshme, ku kërkohet dorëheqja e tij.
Sakaq “grumbullimi” i ankesave nga deputetët, gjatë takimeve të shumta me qytetarët, ka faktuar se ankesat për disa institucione kanë qenë të shumta dhe të adresuara për drejtoritë e përgjithshme.
