Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian, Press Tv, i cili transmeton në disa gjuhë të huaja.

Ai ka raportuar live protestat në vendin tonë, duke publikuar foto dhe video të realizuara gjatë tubimeve. Për transmetimin e protestave të dhunshme, Press Tv ka mundur të hyjë në Shqipëri duke dërguar një reporter austriak, Dieter Reinisch.

Televizioni iranian e shet protestën e dhunshme në Shqipëri si një tubim mbarë-popullor, njësoj siç bën me protestat që po zhvillohen këto kohë edhe në vende të tjera të Europës.

Gjatë intervistave të transmetuara nga Press Tv, protestuesit sulmojnë edhe Bashkimin Europian dhe i kërkojnë ndijmë Iranit.

Ky televizion është një organizatë mediatike lajmesh shtetërore iraniane, në pronësi të Transmetimeve të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), që transmeton në gjuhët angleze dhe frënge.

Me seli në Teheran, Press Tv u lançua më 8 korrik 2007 dhe kishte për qëllim të konkurronte me shërbimet perëndimore në gjuhën angleze.

Por ajo që ngre më shumë pikëpyetje në këtë ‘histori’, është se ky televizion konsiderohet si një mjet për përhapjen e propagandës së qeverisë iraniane, e pikërisht për këtë ndodhet nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Kryeministri Edi Rama gjatë daljeve të tij publike, shpesh ka pretenduar për ndërhyrje iraniane në protestat që po zhvillohen prej disa muajsh në Shqipëri, përfshi tubimet e dhunshme të 10 ditëve të fundit.

dhunshme iranian protestat tr SHBA televizioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

Rama urdhëron ministrat t’u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

19:28 / October 22, 2026

Pas kërkesës zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës, Presidentja kthen për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

19:12 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.