Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Libri 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Libri “Qëndrestarët”, me autor nënprefektin e Matit, Hasan Pasha, sjell për lexuesit historinë mbi tri dekada e gjysmë të Partisë Socialiste në Mat, që nga themelimi më 12 qershor 1991 e deri në ditët e sotme.

Përmes dokumenteve, dëshmive dhe kujtimeve, botimi pasqyron rrugëtimin politik dhe njerëzor të socialistëve matjanë, sfidat, sakrificat, përballjet dhe kontributet e tyre në jetën politike e shoqërore të trevës. Një vëmendje e veçantë u kushtohet jo vetëm drejtuesve të strukturave socialiste ndër vite, por edhe anëtarëve, aktivistëve dhe mbështetësve që kanë kontribuar në organizimin dhe qëndrueshmërinë e kësaj force politike.

Nga Ulza në Martanesh, nga Macukulli në Selixë dhe në të gjitha zonat e Matit, libri synon të dokumentojë përvojat e njerëzve që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, duke ruajtur kujtesën politike dhe historike për brezat e ardhshëm.

“Qëndrestarët” është një vlerësim për gratë dhe burrat që, në periudha të ndryshme, kanë mbrojtur bindjet e tyre dhe kanë kontribuar në konsolidimin e strukturave socialiste në Mat. Përtej historisë së një force politike, botimi synon të sjellë një dëshmi të angazhimit qytetar dhe të zhvillimit të pluralizmit politik në këtë rreth.

Përmes këtij libri, Hasan Pasha synon të ruajë një pjesë të rëndësishme të kujtesës kolektive të Matit, duke u dhënë zë edhe atyre që kanë kontribuar larg vëmendjes publike, por që kanë qenë pjesë e pandarë e historisë së socialistëve matjanë.

775566904 1604977457693812 2331385088924149535 n

hasan pasha librin matit nenprefekti qendrestaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.