Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish thirrjen për dialog me studentët, duke vijuar përpjekjen për t’i ftuar ata në bisedime.
Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë pamje të një tavoline prej guri të vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur letrat me thirrjen për dialog.
Kjo vjen pasi studentët kanë djegur karriget e vendosura në ditët e mëparshme para Kryeministrisë, duke shprehur refuzimin për t’u ulur në dialog me kryesocialistin.
Pavarësisht këtij reagimi, Rama ka përsëritur ftesën për dialog, këtë herë me letrat e vendosura mbi tavolinën prej guri para godinës së Kryeministrisë.
