Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PISTA 1536x1536 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të realizojë gjatë muajit nëntor një fazë të rëndësishme punimesh në pistë dhe në infrastrukturën mbështetëse, në kuadër të programit të vazhdueshëm të investimeve të Kastrati Group, me fokus në rritjen e sigurisë, eficiencës operacionale dhe standardeve të infrastrukturës aeroportuale.

Punimet do të zhvillohen nga data 9 deri më 26 nëntor, me mbyllje të planifikuara të aeroportit gjatë orëve të natës në data të caktuara brenda kësaj periudhe. Orari është përcaktuar me qëllim minimizimin e ndikimit në operacione, duke siguruar njëkohësisht kohën e nevojshme për realizimin e ndërhyrjeve teknike në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me standardet përkatëse.

Këto ndërhyrje janë pjesë e përgatitjeve për sezonin 2027 dhe synojnë t’i përgjigjen rritjes së vazhdueshme të trafikut ajror, volumit të pasagjerëve dhe kërkesave në rritje të tregut. Investimet synojnë të forcojnë kapacitetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe të sigurojnë një infrastrukturë më moderne, më të qëndrueshme dhe të përgatitur për nevojat e ardhshme operacionale. Investimet mbështesin gjithashtu përgatitjen e infrastrukturës aeroportuale për evente të rëndësishme ndërkombëtare që Shqipëria pritet të mirëpresë, përfshirë edhe Samitin e NATO-s.

Projekti do të përfshijë rehabilitimin e plotë të një pjese të konsiderueshme të shtresës së pistës, instalimin e një sistemi të ri ndriçimi aeroportual me teknologji LED, përmirësimin e rrugëve lidhëse (taxiways), si dhe ndërhyrje të tjera në terminal.

Për shkak të mbylljeve të planifikuara gjatë periudhës 9–26 nëntor, disa fluturime mund të pësojnë ndryshime në oraret e nisjes ose mbërritjes. Pasagjerët që kanë rezervime gjatë kësaj periudhe këshillohen të jenë veçanërisht të vëmendshëm ndaj çdo njoftimi të kompanisë së tyre ajrore dhe të kontrollojnë rregullisht mesazhet dhe email-et e përdorura gjatë rezervimit.

Në rast të ndryshimit të orarit të një fluturimi, kompania ajrore përkatëse do të informojë pasagjerët përmes të dhënave të kontaktit të deklaruara në rezervim. Për këtë arsye, pasagjerët këshillohen të verifikojnë informacionin më të fundit mbi fluturimin e tyre përpara nisjes drejt aeroportit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon koordinimin e ngushtë me kompanitë ajrore dhe partnerët operacionalë për të minimizuar ndikimin e punimeve dhe për të garantuar një proces të sigurt, të koordinuar dhe efikas gjatë gjithë periudhës së ndërhyrjeve.

aeroporti rinas investimet vijon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

09:38 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.