Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ram 1 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se bojkoti i mësimit është i papranueshëm.

Ai u shpreh se është i vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen studentët, por theksoi se nuk pranon gjuhën e forcës, imponimit dhe dhunës. Ai nënvizoi se normat e bashkëjetesës demokratike dhe respekti në komunikim nuk janë të negociueshme.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje studentëve për dialog, duke u shprehur i gatshëm të takohet me ta në çdo vend dhe në çdo kohë për të diskutuar mbi kërkesat dhe çështjet që lidhen me universitetin dhe Shqipërinë

“I papranueshëm është bojkoti i mësimit. Do të ndërhyjmë në ligjin përkatës. Tjetër është liria, tjetër është arbitrariteti dhe imponimi ndaj atyre që duan të bëjnë mësim. Jam i vetëdijshëm për sfidat tuaja. Unë gjuhën e forcës, të imponimit dhe të dhunës nuk e njoh, dhe qytetërimin, traditën shqiptare të radhës në të folur, apo normat e bashkëjetesës demokratike nuk i negocioj me askënd.

Ejani të ulemi, ku të doni dhe kur të doni, për ato që mendoni se ne duhet të bëjmë më shumë dhe që unë duhet të bëj më mirë për ju, për universitetin dhe për Shqipërinë, po të doni. Unë i dëgjova ata më shumë se kushdo tjetër. Kryefjala e tyre ishte që në ditën e parë: ‘Nuk ka dialog, jep dorëheqjen’. Por idetë nuk arrita t’i shqyrtoja dot në atë kakofoni.”, tha Rama.

bojkoti i mesimit ndryshime ne ligj papranueshem Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen

15:50 / October 28, 2026

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Nisin fluturimet, linjë e re direkte Tiranë-Palermo me Wizz Air

14:32 / October 28, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.