Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nisin fluturimet, linjë e re direkte Tiranë-Palermo me Wizz Air

14:32 / October 28, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 10 28 at 12.44.12 PM 2 1536x1025 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), në bashkëpunim me kompaninë ajrore Wizz Air, inauguroi linjën e re direkte Tiranë–Palermo, duke shtuar një tjetër destinacion italian në rrjetin e fluturimeve nga Tirana.

Linja e re do të operojë dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, duke u ofruar pasagjerëve më shumë mundësi udhëtimi drejt Siçilisë, një prej rajoneve më të njohura të Italisë.

Me rastin e inaugurimit të linjës së re, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës u organizua një ceremoni mirëseardhjeje, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të TIA, delegacionit të Aeroportit të Palermos, Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe kompanisë ajrore Wizz Air.

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional (Chief Operating Officer) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:

“Italia mbetet një treg kyç për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) dhe inaugurimi i linjës Tiranë–Palermo forcon më tej lidhjet ajrore mes dy vendeve tona, me tashmë 22 aeroporte italiane të lidhura me TIA.

Palermo është një qytet i pasur me histori, art dhe trashëgimi kulturore, me 7 monumente dhe zona të njohura nga UNESCO. Përtej vlerave të tij turistike, kjo linjë e re krijon gjithashtu mundësi për lidhje më të ngushta me komunitetet arbëreshe që ruajnë gjallë traditat dhe identitetin e tyre në Siçilinë Perëndimore.

Të mbështetur nga investimet e vazhdueshme në infrastrukturë dhe kapacitete operacionale, ne vijojmë të zgjerojmë rrjetin tonë, duke garantuar njëkohësisht operacione aeroportuale efikase dhe një përvojë udhëtimi sa më të lehtë e pa pengesa për pasagjerët.

Së bashku me Wizz Air, mbetemi të përkushtuar në krijimin e mundësive të reja të udhëtimit dhe forcimin e rolit të TIA si një portë hyrëse strategjike drejt Shqipërisë dhe rajonit më të gjerë.”

Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimit Korporativ në Wizz Air, deklaroi:

“Jemi shumë të lumtur që festojmë fluturimin inaugurues të linjës sonë të re që lidh Tiranën me Palermon, duke forcuar më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë. Italia mbetet një nga tregjet më të rëndësishme në rrjetin tonë të fluturimeve nga Tirana dhe kjo lidhje e re pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë e udhëtimit me çmime të përballueshme për pasagjerët shqiptarë. Me kënaqësi presim të mirëpresim pasagjerët në bord në këtë linjë të re emocionuese. Let’s WIZZ!”

Gianfranco Battisti, Drejtor Ekzekutiv (CEO) i GESAP, u shpreh:

“Inaugurimi i lidhjes ajrore direkte mes Palermos dhe Tiranës shënon një tjetër hap të rëndësishëm përpara në strategjinë e zhvillimit të Aeroportit Ndërkombëtar Falcone Borsellino të Palermos.

Kjo nuk është thjesht një linjë e re, por një lidhje ajrore strategjike që forcon marrëdhëniet ekonomike, turistike dhe kulturore mes Siçilisë dhe Shqipërisë. Investimi i Wizz Air dëshmon më tej tërheqjen që ofron Aeroporti i Palermos dhe fuqinë e strategjisë së rritjes që po ndjekim së bashku me partnerët tanë ajrorë dhe të industrisë.

Synimi ynë është të vazhdojmë zgjerimin e lidhjeve ajrore cilësore drejt tregjeve me potencial të lartë rritjeje, duke përmirësuar aksesin ndërkombëtar të Siçilisë, duke nxitur një zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrues, si dhe duke krijuar vlera afatgjata për ekonominë lokale dhe rajonin më të gjerë.”

fluturimet nisin palermo Tirane wizz air
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen

15:50 / October 28, 2026

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.