Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mat/ Buxheti i vitit 2027, investimet dhe tarifat vendore në konsultim me qytetarët

19:48 / October 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
altini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Matit ka nisur dëgjesat publike në tetë njësitë administrative për diskutimin e buxhetit të vitit 2027 dhe tarifave vendore që do të aplikohen. Në takimet me banorët, kryetari i bashkisë, Altin Bojni, së bashku me stafin e tij, ka prezantuar investimet e realizuara, të ardhurat e siguruara dhe projektet që parashikohen të zbatohen në vijim.

Gjatë këtyre takimeve është vënë theksi te investimet e kryera ndër vite në territorin e Matit, ku përfshihen asfaltimi i rrugëve, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, rikonstruksioni i shkollave dhe ndërhyrjet në kanalet ujitëse. Sipas kryebashkiakut Bojni, një pjesë e rëndësishme e këtyre investimeve është realizuar gjatë drejtimit të bashkisë nga ish-kryetari, Agron Malaj.

“Investime të mëdha janë kryer vitet e fundit nën kujdesin e ish-kryetarit të bashkisë, Agron Malaj. Rrugë të asfaltuara, ujë i pijshëm 24 orë në Burrel dhe në shumë fshatra, shkolla bashkëkohore dhe kanale ujitëse në shumë zona të Matit. Në qytetin e Burrelit ndryshimet janë të mëdha”, u shpreh Bojni.

Sa i përket projekteve të ardhshme, kryetari i bashkisë bëri të ditur se vëmendje do t’i kushtohet përmirësimit të infrastrukturës, shtimit të hapësirave të gjelbra dhe mirëmbajtjes së mjedisit. Ndërhyrje parashikohen edhe në veshjen e pallateve, si dhe në institucionet arsimore, përfshirë shkollat “Ilia Qiqi”, Zenisht, Baz dhe Bruç.

Një tjetër projekt i rëndësishëm është asfaltimi i 20 kilometrave të tjerë rrugë në zonat rurale, krahas nisjes së punimeve për rrugën Skuraj–Burrel. Në planet e bashkisë përfshihen gjithashtu investime në disa kanale ujitëse, me synimin për të përmirësuar infrastrukturën bujqësore dhe kushtet për banorët e zonave rurale.

Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, sipas Bojnit, do të vijojnë ndërhyrjet për përmirësimin e rrugëve, parqeve, trotuareve dhe ndriçimit publik.

Dëgjesat publike synojnë të informojnë qytetarët mbi prioritetet e bashkisë për vitin e ardhshëm, si dhe të krijojnë mundësinë që banorët të shprehin mendimet dhe kërkesat e tyre lidhur me investimet dhe tarifat vendore që do të përcaktohen në kuadër të buxhetit të vitit 2027.

2027 buxheti mat tarifat vendore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj në izolim dhe qeli pa dritare, Avokati i Popullit inspekton kushtet e kreybashkiakut në burgun e Fierit

21:31 / October 28, 2026

Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen

15:50 / October 28, 2026

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Nisin fluturimet, linjë e re direkte Tiranë-Palermo me Wizz Air

14:32 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.