Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Celibashi kërkon gjoba për 13 parti politike, 7.5 milionë lekë sanksione për shkeljet në financimin e fushatës së 11 majit

11:21 / October 30, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1793354884 ilirjancelibashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka kërkuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosjen e gjobave ndaj 13 partive politike, për shkelje të konstatuara gjatë raportimit të financave të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Vlera totale e gjobave të propozuara arrin në 7.5 milionë lekë. Shkeljet e evidentuara përfshijnë mosdorëzimin e raporteve financiare, raportimin jashtë afateve ligjore, deklarimin e shpenzimeve pa dokumentacion mbështetës, si dhe mospërputhje në pasqyrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Gjobat më të larta, nga 2 milionë lekë secila, janë propozuar për Partinë Rruga e Vërtetë Shqiptare dhe Partinë Aleanca Arbnore Kombëtare. Sipas dokumentacionit, të dyja subjektet nuk kanë dorëzuar raportet financiare për fondet e përfituara dhe shpenzimet e kryera gjatë fushatës zgjedhore.

Gjobë prej 500 mijë lekësh për gjashtë parti

Për gjashtë subjekte të tjera politike është kërkuar vendosja e gjobave prej 500 mijë lekësh për secilën.

Partia Bashkimi Liberal Demokrat ka dorëzuar raportin financiar jashtë afatit ligjor. Vonesa në raportim është konstatuar edhe për Aleancën Demokracia e Re, Aleancën Konservatore për Shqipërinë dhe Partinë Kristian Demokrate, ku dokumenti evidenton edhe probleme teknike me sistemin PERF.

Në rastin e Aleancës Demokracia e Re, është konstatuar gjithashtu mungesa e raporteve financiare individuale për 186 kandidatë. Ndërsa për Aleancën Konservatore për Shqipërinë mungon raporti financiar i një kandidati.

Për Partinë Lëvizja Atdheu, propozimi për gjobë lidhet me mosdorëzimin e raporteve financiare individuale nga 186 kandidatë.

Edhe për Aleancën Kombëtare Shqiptare janë konstatuar parregullsi në raportimin financiar. Sipas dokumentit, dhurimet janë kryer si përmes llogarisë së posaçme të fushatës, ashtu edhe përmes llogarisë që përdoret për aktivitetin e përditshëm të partisë. Për më tepër, 186 kandidatë nuk kanë dorëzuar raportet e tyre financiare individuale.

Pesë parti me gjoba prej 100 mijë lekësh

Për pesë subjekte të tjera politike, Celibashi ka propozuar gjoba prej 100 mijë lekësh për secilën.

Për Partinë Balli Kombëtar, auditimi ka evidentuar shpenzime pa dokumentacion mbështetës të njohur nga ligji, si dhe moskryerjen e transaksioneve përmes llogarisë së posaçme të fushatës. Në dokument theksohet gjithashtu se subjekti rezulton me NIPT pasiv.

Sa i përket Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, janë konstatuar një transferim prej 2 milionë lekësh drejt llogarisë së fushatës dhe një transfertë prej 1.5 milionë lekësh në favor të Partisë Demokratike, të cilat nuk janë pasqyruar në raportin financiar.

Gjithashtu, dokumenti evidenton një diferencë të parakorduar prej 59 mijë lekësh, si dhe parregullsi në formatin e raportimit financiar të kandidatit Petraq Gjikuria.

Për Partinë Djathtas 1912, shkeljet lidhen me mosdeklarimin si të ardhura të vetëfinancimit nga kandidatët, në një vlerë prej rreth 1.22 milionë lekësh. Po ashtu, janë raportuar shpenzime pa fatura fiskale në vlerën rreth 1.17 milionë lekë, si dhe mospërputhje mes të dhënave individuale të kandidatëve dhe raporteve përmbledhëse.

Në rastin e Partisë Socialdemokrate, auditimi ka evidentuar fatura pa NIPT-in e partisë në vlerën 218,341 lekë, qira të zyrave elektorale të paraportuara në shumën 760,352 lekë, si dhe mungesë të të dhënave për fondet dhe shpenzimet e kandidatëve në vlerën 718,218 lekë.

Gjithashtu, janë konstatuar mospërputhje mes numrit të zyrave elektorale të identifikuara nga monitoruesit dhe atyre të deklaruara në raportin financiar.

Ndërkohë, për Partinë Nisma Thurje, auditimi ka evidentuar se nuk është hapur një llogari bankare e posaçme për zgjedhjet. Po ashtu, është konstatuar dublim i të ardhurave dhe shpenzimeve në shumën 1,727,331 lekë, si dhe mungesë e të dhënave identifikuese dhe adresave të dhuruesve.

Kërkesa e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve mbështetet në gjetjet e auditimit të financave të fushatës zgjedhore. Vendimi përfundimtar për vendosjen e sanksioneve i takon Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili pritet ta shqyrtojë çështjen në mbledhjen e datës 2 nëntor.

celibashki Gjoba Parti Politike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, ministri Toni Gogu kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt/ Inspektim për të gjitha lëvizjet në burgje

12:00 / October 30, 2026

Kaosi në Kuvend/ “Etika” ndëshkon Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë të PD-së

11:52 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.