Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Protesta e 31 tetorit, reagon Avokati i Popullit, kërkon verifikim të ligjshmërisë së ndërhyrjes

11:58 / November 1, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i Popullit ka reaguar pas përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar të shtunën, më 31 tetor, përpara Ministrisë së Arsimit.

Institucioni thekson se përdorimi i forcës nga policia duhet të jetë gjithmonë i domosdoshëm, i ligjshëm dhe proporcional, ndërsa kërkon verifikim të plotë të mënyrës se si janë përdorur gazi lotsjellës dhe uji me presion gjatë ndërhyrjes.

Sipas Avokatit të Popullit, protesta nisi rreth orës 12:00 dhe rreth një orë më vonë situata u përshkallëzua në përplasje. Gjatë monitorimit u konstatua përdorimi i gazit lotsjellës dhe i katër automjeteve të posaçme me ujë me presion.

Grupi i monitorimit inspektoi komisariatet nr. 1, 3 dhe 4 dhe mori informacion edhe nga komisariatet e tjera të Tiranës. Në total, gjatë protestës u shoqëruan nëntë persona, mes tyre katër të mitur.

Avokati i Popullit bën të ditur se katër të rritur të shoqëruar në Komisariatin nr. 1 deklaruan se ishin kalimtarë dhe se nuk kishin marrë pjesë në protestë.

Institucioni kërkon gjithashtu dokumentimin e qartë të arsyeve për çdo shoqërim, informimin e personave të ndaluar për arsyen e ndalimit, instalimin e sistemeve audiovizive për regjistrimin e intervistave dhe garantimin që çdo efektiv policie të jetë i identifikueshëm përmes numrit në uniformë.

Avokati i Popullit fton çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat gjatë protestës ose gjatë shoqërimit në polici, të paraqesë ankesë individuale pranë institucionit.

Deklarata e plotë e Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit thekson se përdorimi i forcës nga policia duhet të përdoret vetëm kur është i domosdoshëm, i ligjshëm dhe proporcional. Ky standard vlen për çdo protestë.

Protesta përpara Ministrisë së Arsimit filloi rreth orës 12:00 të së shtunës, 31 tetor 2026. Rreth një orë më vonë, situata u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Kostatuam përdorimin e gazit lotsjellës dhe të ujit me presion nga katër automjete të posaçme të policisë.

Grupi i monitorimit i Avokatit të Popullit inspektoi komisariatet nr. 1, 3 dhe 4 dhe mori informacion nga komisariatet nr. 2, 5 dhe 6.

Gjatë protestës u shoqëruan nëntë persona: gjashtë në Komisariatin nr. 1 dhe tre në Komisariatin nr. 3. Katër prej tyre ishin të mitur. Katër të rriturit në Komisariatin nr. 1 deklaruan se ishin kalimtarë dhe nuk kishin marrë pjesë në protestë.

Dy të miturit në Komisariatin nr. 1 u intervistuan në prani të psikologut dhe të Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, dhe familjet e tyre u njoftuan. U konstatua sërish se në këtë komisariat nuk ka sistem audioviziv për regjistrimin e intervistave.

Për në vijim Avokati i Popullit rekomandon:

Verifikim të plotë të përdorimit të forcës, me vlerësim të domosdoshmërisë, ligjshmërisë dhe proporcionalitetit të mjeteve, përfshirë gazin lotsjellës dhe ujin me presion.

Instalimin e sistemit audioviziv për regjistrimin e intervistave.

Dokumentimin e arsyeve konkrete për çdo shoqërim, dhe informimin e çdo të ndaluari për arsyet e ndalimit.

* ⁠Identifikimin e çdo punonjësi të policisë në çdo kohë duke garantuar që uniforma përmban numrin e identifikimit.

Avokati i Popullit fton çdo person, i cili beson se të drejtat e tij janë shkelur gjatë protestës ose gjatë shoqërimit, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale.

Na kontaktoni:

Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë

31 tetorit avokati popullit Protesta verifikim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bënë shqiponjën dykrenare me duar, arrestohen 4 nxënës shqiptarë në Mal të Zi!

11:40 / November 1, 2026

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy efektivë policie gjatë arrestimit

19:05 / October 31, 2026

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.