Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Paketa Fiskale 2027, Tabaku ngre shqetësimin për bizneset e vogla: Qeveria u ka shtuar barrën

12:38 / November 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ulja e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë dhe propozimi për rritjen e normës standarde në 21% do të rëndojnë bizneset e vogla dhe profesionistët e lirë. Ky është shqetësimi që deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti sot për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar pasoja për investimet, çmimet dhe familjet që sigurojnë jetesën nga këto aktivitete.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se pas çdo biznesi të vogël qëndrojnë familje që kanë investuar kursimet e tyre dhe punojnë çdo ditë për të siguruar të ardhurat.

“Biznesi i vogël mban familje. Qeveria i shton barrën. Pas çdo dyqani, punishteje apo zyre është dikush që punon për të çuar të ardhura në shtëpi. Janë kursime të investuara, orë të gjata pune dhe shqetësimi nëse do t’ia dalin në fund të muajit. Paketa Fiskale 2027, me uljen e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë dhe propozimin për normën standarde 21%, shton presionin mbi biznesin e vogël dhe profesionistët e lirë. Më pak hapësirë për të investuar. Më shumë presion për të rritur çmimet. Më shumë pasiguri për familjet që jetojnë nga kjo punë. Shteti duhet t’u qëndrojë në krah njerëzve të punës. Përse u bie vazhdimisht në qafë?” shkroi ajo të dielën. 

Mes ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale që u miratua në Kuvend është ulja e pragut të TVSH-së për bizneset nga 10 në 5 milionë lekë xhiro vjetore, rritja e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, si dhe ulja e saj në 6% për rreth 54 produkte ushqimore bazë.

2027 fiskale paketa tabaku vogla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027!

14:00 / November 1, 2026

Ndryshon ligji për turizmin/ Qiratë ditore regjistrim në e-Albania, rregulla dhe për agjencitë turistike dhe vrojtuesit e plazheve

16:46 / October 31, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Taksa e makinave rritet nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe me motor të madh do të paguajnë më shumë

15:49 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.