Një automjet me drejtues 22-vjeçarin R. K., ka përfunduar rreth 150 metra në greminë në fshatin Farrët të Stravajt të Librazhdit.
I riu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Gazetari i Klan News Fatos Salliu raporton se brenda në automjet është gjetur dhe një armë zjarri e se 22-vjeçari është plagosur gjatë një konflikti përpara se makina të dilte nga rruga.
Rrethanat janë ende të paqarta ndërsa nuk ka ende të dhëna për personat e tjerë të përfshirë në ngjarje. Sakaq, hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.
