Pas firmosjes këtë paradite dekreti i kreut të shtetit për shtyrjen e zgjedhjeve ka mbërritur zyrtarisht dhe në institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Menjëherë pas kësaj, është kërkuar një mbledhje urgjente te KQZ-së nga nënkryetari Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi.
Burime pranë këtij institucioni konfirmojnë se dekreti i firmosur nga Meta është dorëzuar zyrtarisht rreth orës 11:20 minuta. Dekreti pritet të sjellë mjaft debate edhe në këtë institucion, ku përfaqësia është politike. Mbledhja urgjente është kërkuar nga përfaqësuesit socialist të KQZ-së.
Disa orë më parë, PS vendosi të mos njohë dekretin e Ilir Metës dhe për rrjedhojë të nis procedurat për shkarkimin e tij. Këtë qëndrim me gjasa do të reflektojnë edhe anëtarët e zgjedhur nga PS në KQZ.
