Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zbulohet pasuria e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror

11:42 / June 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bendo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej gati dy vitesh Helidon Bendo drejton Shërbimin Informativ Shtetëror, ndërsa vitin e shkuar mundi të marrë edhe dekretin e Kreut të Shtetit Ilir Meta për të qenë drejtues me kompetenca të plota të këtij institucioni të rëndësishëm. Bendo deri më tani ka qenë një figurë e pa atakuar nga asnjëra palë politike, ndërsa edhe pasuria që ai deklaron se është një person që më së shumti jetën e tij e ka mbështetur te puna. Sipas deklaratës së pasurisë për vitin 2018 të dorëzuar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Interesave, Bendo ka deklaruar lëvizje të vogla financiare dhe pasurish, raporton tirananews.al. Më konkretisht ai ka deklaruar një llogari të pakësuar me 59.774 lekë, një tjetër llogari bankare të shtuar me 1.136.729 lekë. Ndërkohë që si të ardhura Helidon Bendo ka deklaruar të ardhura nga paga në shumën e 1.583.508 lekëve. Po ashtu tek të ardhurat Bendo përfshin edhe të ardhura nga e siguruara nga trajtimi ushqimor me vlerë 30.250 lekë si pjesë e Shërbimit Informativ Shtetëror. Jo vetëm kaq por Bendo ka deklaruar edhe të ardhurat nga trajtimi për veshmbathje po ashtu si punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror në vlerën e 174.760 lekë. Të ardhura të konsiderueshme ka siguruar edhe bashkëshortja e tij. Ajo gjatë vitit 2018 ka mundur të marrë plotë 1.564.049 lekë lekë. Llogari bankare nga pagesa e qerasë në shumën 68.731 lekë. Gjithashtu Bendo deklaronm edhe një pagesë 16.000 euro për blerje apartamenti tip garsionere sipas kontratës së vitit 2016, për të cilën në vitin 2018 ka paguar 2.000 euro. Ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar pakësim i llogarisë bankare me 8.886 euro, një tjetër llogari bankare në shumën 12.815 lekë dhe një llogari bankare shtuar në shumën 209.993 lekë. Po ashtu ajo deklaron edhe pakësim i 2.000.000 lekë të siguruara nga bonot e thesarit dhe të harxhuara për shkollimin djalit në SHBA.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.