Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dështimi i negociatave për buxhetin 2027, kryeministri belg i paraqet dorëheqjen Mbretit Philippe

11:59 / November 2, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1793615874 bartdewever
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, është paraqitur të hënën në mëngjes në pallatin mbretëror, ku i ka ofruar dorëheqjen mbretit Philippe, pas dështimit të negociatave për buxhetin e vendit.

Mediat e huaja shkruajnë se bisedimet e zhvilluara gjatë natës me anëtarët kryesorë të kabinetit qeveritar nuk arritën të prodhonin një marrëveshje për masat financiare, duke e çuar kryeministrin drejt këtij vendimi.

De Wever qëndroi për rreth një orë e gjysmë në takim me mbretin Philippe. Pas largimit nga pallati, ai nuk pranoi të komentonte për mediat. Ndërkohë, pritet që pallati mbretëror të bëjë një njoftim zyrtar lidhur me vendimin e mbretit.

Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prévot, konfirmoi se negociatat kishin ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta mes partnerëve të koalicionit.

“Ka shumë pika ku nuk biem dakord. Nëse do t’i rendisja të gjitha, do të më duhej një përjetësi”, deklaroi ai për mediat belge.

Qeveria belge duhet të gjejë 10 miliardë euro kursime për të respektuar rregullat e Bashkimit Evropian mbi disiplinën buxhetore.

Deficiti buxhetor i vendit arriti në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) vitin e kaluar, ndërsa kufiri i lejuar nga rregullat evropiane është 3%.

Ndërkohë, borxhi publik i Belgjikës ka kaluar 735 miliardë euro, duke përfaqësuar më shumë se 110% të PBB-së, në një kohë kur kufiri i përcaktuar nga Bashkimi Evropian është 60%.

Dështimi për të arritur një marrëveshje ka sjellë edhe rritjen e normave të interesit për obligacionet shtetërore, duke bërë që Belgjika të përballet me kosto më të larta për shlyerjen e borxhit.

Në rast se mbreti Philippe e pranon dorëheqjen, Belgjika mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, mbreti ka edhe mundësinë ta refuzojë atë ose ta mbajë në shqyrtim përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Përplasjet mes partive të koalicionit

Koalicioni qeverisës i drejtuar nga De Wever përbëhet nga pesë parti: konservatorët e N-VA-së, liberalët e MR-së, centristët e Les Engagés, socialistët e Vooruit dhe kristiandemokratët e CD&V-së.

Marrëveshja për krijimin e këtij koalicioni, të njohur si “Arizona”, u arrit pas plot 234 ditësh negociatash. Megjithatë, ndasitë politike mes partnerëve vazhdojnë të pengojnë arritjen e një konsensusi për çështjet kryesore ekonomike.

Negociatat e së dielës nxorën në pah përplasjet mes N-VA-së dhe MR-së, nga njëra anë, dhe Vooruit, CD&V-së dhe Les Engagés, nga ana tjetër.

Partitë socialiste dhe centriste kërkojnë që një pjesë e kursimeve, në vlerën e 1 deri në 1.5 miliardë eurove, të sigurohet përmes rritjes së taksave për qytetarët me të ardhura të larta. Në të kundërt, partitë konservatore kërkojnë që konsolidimi financiar të realizohet kryesisht përmes shkurtimit të shpenzimeve publike.

Zëvendëskryeministri David Clarinval fajësoi partinë socialiste Vooruit për dështimin e negociatave, duke theksuar se ajo kishte këmbëngulur në kërkesën për rritjen e taksave.

Nga ana tjetër, Matti Vandemaele, përfaqësues i partisë opozitare Groen, kritikoi kryeministrin De Wever për pamundësinë për të bashkuar partnerët e koalicionit rreth një marrëveshjeje të përbashkët.

“Kryeministri De Wever nuk po arrin t’i bëjë palët të gjejnë gjuhën e përbashkët, përveç rastit kur të gjithë pranojnë të ndjekin programin e partisë së tij, N-VA”, u shpreh ai.

Vandemaele shtoi se De Wever pëlqen ta paraqesë veten si njeriun e marrëveshjeve të mëdha, por në praktikë po rezulton kryeministri i bllokimit politik.

Sipas tij, mundësia që Belgjika të detyrohet të mbështetet për të dytin vit radhazi në financimin e përkohshëm mujor të shpenzimeve publike për shkak të mungesës së një buxheti të miratuar, përbën një dështim të rëndë politik.

Kjo nuk është hera e parë që koalicioni “Arizona” përballet me përçarje gjatë negociatave për buxhetin. Edhe vitin e kaluar, De Wever iu drejtua mbretit pas dështimit të bisedimeve për gjetjen e 10 miliardë eurove në kursime.

Në fillim të nëntorit 2025, kryeministri nuk paraqiti dorëheqjen, por kërkoi shtyrjen e afatit për arritjen e një marrëveshjeje. Mbreti Philippe i dha atëherë edhe 50 ditë kohë shtesë për të kapërcyer mosmarrëveshjet brenda koalicionit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkalla e meritës në administratën publike/ Rama: Testim kombëtar për njohuritë, certifikatë për 4 vjet

14:17 / November 2, 2026

“Administratë për Shqipërinë Europiane”/ Rama: Çdo gjë transparente falë inteligjencës artificiale

14:15 / November 2, 2026

Alarm për përshkallëzim të ri SHBA-Iran, analistët paralajmërojnë mundësinë e një sulmi të ri ushtarak

13:11 / November 2, 2026

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

12:59 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.