Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

12:51 / November 2, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 11 02 at 11.20.10 1 1024x683 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri Ferit Hoxha prezantoi në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, projekt buxhetin 2027, që sipas tij është një investim në kapacitetin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe në përgatitjen e saj si vend i ardhshëm anëtar i Bashkimit Europian.

“Viti 2027 ka për ne një peshë të veçantë. Shqipëria synon përmbylljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo kërkon që ambicies politike t’i përgjigjen kapacitetet e shtetit dhe që diplomacia shqiptare, MEPJ, shërbimi i jashtëm të jetë i përgatitur për fazën e re në të cilën po hyn vendi. Pra, nuk po propozojmë thjesht një buxhet për funksionimin e Ministrisë. Po propozojmë një investim në kapacitetin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe në përgatitjen e saj si vend i ardhshëm anëtar i Bashkimit Europian”, deklaroi Hoxha para deputetëve të Kuvenditt ë Shqipërisë.

Po ashtu, kryedepilomati Hoxha prezantoi në Komision prioritetet e Ministrisë së Jashtme për vitin 2027, të cila vijojnë si më poshtë:

Integrimi europian dhe përmbyllja e negociatave të anëtarësimit në BE

Objektivi është përmbushja e detyrimeve të mbetura dhe mbyllja e kapitujve negociues gjatë vitit 2027, forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe sigurimi i mbështetjes së shteteve anëtare, me synim anëtarësimin e plotë Brenda kësaj dekade.

Siguria euroatlantike dhe roli i Shqipërisë në NATO

Do të vijojmë kontributin aktiv në sigurinë kolektive, misionet dhe operacionet e Aleancës, bashkëpunimin në mbrojtje, inteligjencë dhe siguri kibernetike, si dhe përballimin e kërcënimeve hibride dhe dezinformimit, në bashkërendim të ngushtë me aleatët tanë.

Shqiptarët në rajon dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

Do të forcojmë koordinimin me Kosovën dhe angazhimin për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, krahas mbështetjes për integrimin europian të rajonit, projektet ndërkufitare dhe nismave rajonale, përfshirë Procesin e Berlinit.

Partneritetet strategjike dhe marrëdhëniet dypalëshe

Do të thellojmë bashkëpunimin me SHBA-në, Italinë, Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqinë; si dhe dialogun e bashkëpunimin me Greqinë dhe partnerë të tjerë, përmes vizitave të nivelit të lartë, konsultimeve politike dhe marrëveshjeve sektoriale.

Diplomacia shumëpalëshe dhe profili ndërkombëtar i Shqipërisë

Do të vijojmë angazhimin aktiv në OKB, OSBE dhe Këshillin e Europës për sigurinë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Do të promovojmë nismat shqiptare, interesin kombëtar, kandidaturat e Shqipërisë dhe ekspertëve shqiptarë, si dhe diplomacinë publike dhe digjitale.

Diplomacia ekonomike

Diplomacia ekonomike nuk është më një item në planet tona, ajo duhet të prodhojë edhe mundësi ekonomike. Prandaj synojmë më shumë angazhim për tërheqjen e investimeve të huaja, promovimin e eksporteve dhe turizmit, mbështetjen e bizneseve shqiptare në tregjet e huaja dhe aktivizimin e potencialit ekonomik të diasporës.

Diaspora dhe ruajtja e identitetit kombëtar

Do të zbatojmë Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026–2030, duke forcuar marrëdhëniet arsimore, kulturore dhe ekonomike me bashkatdhetarët tanë dhe duke zgjeruar mbështetjen për mësimin e gjuhës shqipe, përfshirë nismën e re “Mësues për Italinë”.

Shërbimet konsullore dhe prania diplomatike virtuale

Synojmë modernizimin e shërbimeve për qytetarët jashtë vendit, përmirësimin e aksesit online dhe zhvillimin e një asistenti virtual për informacion dhe orientim konsullor, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Fuqizimi institucional i Shërbimit të Jashtëm

Do të zbatojmë kuadrin e ri ligjor, do të profesionalizojmë më tej karrierën diplomatike, do të forcojmë Akademinë Diplomatike dhe rrjetin e përfaqësive, si dhe do të ngremë Agjencinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndihmës Humanitare.

Projektbuxheti i MEPJ për vitin 2027 arrin shifrën rekord prej 3.9 miliardë lekësh, ose rreth 40 milionë euro.

2027 mepj prioritet shpalos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

11:19 / November 2, 2026

Paketa Fiskale 2027, Tabaku ngre shqetësimin për bizneset e vogla: Qeveria u ka shtuar barrën

12:38 / November 1, 2026

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.