Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërtohet një administratë për Shqipërinë Europiane, ku qytetarët të marrin shërbime më të mira.
Në një komunikim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se nuk do të ndërhyhet në shkallën e meritës, për t’u bërë pjesë e administratës.
Sipas kreut të qeverisë, çdo gjë do të jetë transparente falë inteligjencës artificiale.
“Hyrja në universitete ishte kaos, ku më të shpejtët ishin ata që kishin krahët e mbështetur dhe gjendeshin përpara atyre që nuk kishin mbiemër të njohur. Sa vite ka që nuk diskutohet më? E njëjta do të ndodhë edhe me administratën. Do jetë e pamundur ndërhyrja në shkallën e meritës. Inteligjenca artificiale do na ndihmojë të shohim problemet. Falë inteligjencës artificiale, gjithçka do të jetë transparente, çdo lëvizje, promovim, largim do jenë të bazuara te shkalla e meritës. Jam optimist, kemi hyrë në fazë të pakthyeshme. Po ndërtojmë një administratë që duhet t’i shërbejë më mirë shqiptarëve sot”, theksoi ai.
