Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaaaacbnfg 1920x1080 1 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po punon intensivisht për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda vitit 2027. Në një intervistë për EuroNews Enlargement Summit, me gazetaren Maria Tadeo, Rama u shpreh optimist për ecurinë e procesit, duke theksuar se progresi i mëtejshëm do të varet si nga përmbushja e detyrimeve nga pala shqiptare, ashtu edhe nga dakordësia e vendeve anëtare të BE-së.

Kreu i qeverisë e cilësoi si një fat të madh pozicionin e Shqipërisë në zemër të Europës, ndërsa nënvizoi se rrugëtimi drejt integrimit mbetet i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e vendit, por edhe për brezat e ardhshëm.

“Nuk jam kaq i ri më në këtë detyrë dhe kam parë gjëra që nuk do t’i besonit. Siç thuhet dhe ka thënë dikush, megjithatë unë shikoj afate që janë fashitur rrugës. Kam parë se si BE nuk ka realizuar premtimet e veta dhe kam parë se si BE ka realizuar më shumë nga sa pret. Ne po punojmë shumë fort në një plan të përbashkët të mbështetur nga Komisioni i BE-së për të përmbyllur negociatat. Nëse vazhdon kështu deri vitin tjetër, do të mbyllim negociatat.

Kjo nënkupton që ne kemi bërë punën tonë, nëse flasim për 27-ën është një punë tjetër, janë 27 ‘mjekë’ që duhet të jenë në të njëjtën mendje. Është pjesë e së gjithës kësaj deri në fund të ditëve, marrja me këto çështje është punë. Nëse kemi çështje që duhet të përballemi me një fazë, është që nuk jemi gati për të qenë anëtarë të BE-së me kushte të plota. Duhet ta bëjmë për hir tonë dhe për hir të fëmijëve tanë. Po kemi probleme dhe po mundohemi që t’i zgjidhim dhe BE po na ndihmon që t’i përballim këto me mjete që nuk i kishim.

Është fat shumë i madh që të jesh në zemër të Europës. Ky është ndryshimi, pse nuk funksionon Afganistani dhe Irani?! Sepse nuk kanë BE-në, si pikë horizonti dhe pikë dije se si ndërtohet shteti. Është një martesë me BE-në, ku çdo gjë është e parashikueshme. Është diçka me dobi për ne dhe popullin shqiptar. Nuk ka qenë e lehtë, kemi dhe ne pengesat tona të brendshme. Jemi siguruar që ekipi ynë të jetë në kohë në Bruksel dhe të flasë me këta burokratë, që janë alienët më të jashtëzakonshëm që mund të gjesh në jetën reale, që dinë shumë mirë të të torturojnë dhe të nxjerrin më të mirën nga vetja.”, tha kryeministri Edi Rama.

mbyllja e negociatave Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitja e bankës në “Komunën e Parisit” për vetëm 3 minuta, autori merr rreth 60 mijë euro

15:22 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

Shtyhet seanca për Veliajn, avokati: Kërkojmë vendimin e Burgjeve për transferimin në Fier

12:33 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.