Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Grabitja e bankës në “Komunën e Parisit” për vetëm 3 minuta, autori merr rreth 60 mijë euro

15:22 / November 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grabitja bankes 1024x571 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të kryer grabitjen e bankës së nivelit të dytë në “Komunën e Parisit” në Tiranë, të hënën, autorit i janë dashur vetëm tre minuta.

Në këtë kohë të shkurtër, autori ka hyrë nga dera kryesore, ka kërcënuar rojën, e ka veçuar në një kënd të bankës, më pas është drejtuar tek arka, aty ku i ka drejtuar armën në kokë arkëtares.

Gjatë kësaj kohe autori ka detyruar të gjitha punonjëset e bankës të qëndrojnë ulur në tokë, teksa arkëtarja ka bërë gati paratë dhe ia ka vendosur autorit në një çantë të zezë.

Nga një inventar i bankës, rezulton se janë marrë në total rreth 60 mijë euro, të cilat ishin në valutë edhe në lekë dhe dollarë.

Policia ka krijuar dyshime për një person, i cili mendohet se e ka vëzhguar bankën përpara ngjarjes, por ende nuk ka prova për përfshirjen e tij.

Sipas hetuesve, autori kishte informacion të saktë për vendndodhjen e parave, çka ka ngritur dyshime se mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë, përfshirë edhe punonjës të bankës.

Një tjetër pistë hetimi është mundësia që i njëjti person të ketë kryer edhe grabitjen e një tjetër banke në muajin qershor jo shumë larg nga aty.

Dyshimet bazohen te fakti se në të dyja rastet, autori ka humbur gjurmët në të njëjtin vend. Megjithatë, kjo pistë mbetet ende për t’u verifikuar.

60 mije euro bankes Grabitja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

Shtyhet seanca për Veliajn, avokati: Kërkojmë vendimin e Burgjeve për transferimin në Fier

12:33 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.