Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama e përsëriti edhe në gjuhë të huaj ftesën drejtuar protestuesve për t’u ulur e për të biseduar mbi arsyet reale që i kanë nxjerrë në shesh në revoltë kundër qeverisë së tij.

Por, thotë se në protestat e dhunshme, të pakënaqurit e bulevardit janë gjithnjë e më të pakët.

“Unë jam një njeri që gjithmonë, ju e dini, kërkoj të debatoj, të përballem me njerëzit, të sfidoj e të sfidohem, por nuk është e lehtë kur thua ‘’po proteston’’, për çfarë? Do të dëgjohesh? Eja. Dua t’ju dëgjoj, dua të flas më ju. “Jo nuk duam t’ju dëgjojmë, nuk duam të flasim me ty, duhet të ikësh”.  Më fal, por nuk ma dhatë ju këtë punë. E kam këtë punë, më është dhënë nga populli shqiptar dhe kam një kontratë kështu që eja, le të flasim. Jam gati t’ju dëgjoj. “Jo, jo”! Pra nuk flasim, nuk ka dialog, nuk ka diskutim, por thelbi i çështjes është që ndryshe nga vende të tjera, kjo fazë e re dhune ka si karakteristike një numër shumë të ulët njerëzish, nuk është se është populli shqiptar në rrugë, janë shumë më tepër njerëz”, tha Rama.

Megjithatë, Rama thotë se qeveria po reflekton mbi atë se çfarë duhet të bëhet më mirë.

“Shqipëria po ecën shumë mirë kur vjen fjala për shifrat, për rritjen, për rrugëtimin europian, për turistët që po vijnë e kur bëhet fjalë për shumë gjëra. Por nga ana tjetër, njerëzit duan më shumë nga ajo çfarë krijohet prej ekonomisë. Dhe ajo është ajo çfarë po përpiqemi të trajtojmë. Kemi probleme dhe po luftojmë që t’i zgjidhim, të përballemi me to dhe procesi po na ndihmon ta bëjmë këtë gjë me mjete që në të kundërt nuk do t’i kishim”, tha Rama.

Rama nuk i sheh protestat në Tiranë si pengesë për integrimin ndërsa shpreh optimizëm për afatet e vendosura për mbylljen e negociatave duke shtuar se anëtarësimi me faza i shërben veçanërisht Europës në këtë moment sfidash të reja.

brukseli protestat protestuesve Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

Shtyhet seanca për Veliajn, avokati: Kërkojmë vendimin e Burgjeve për transferimin në Fier

12:33 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.