Një ngjarje e rëndë është regjistruar në malet e Bulqizës, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi është sulmuar dhe kafshuar nga një ari.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka informuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë se familjarët e shtetasit Urim Fiku, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ai dyshohej se ishte sulmuar nga një ari në zonën malore të Bulqizës.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
