Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Smart City, rreth 3 miliardë lekë për teknologjinë në shërbim të sigurisë publike

11:34 / November 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1793785829xsmart city 924
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti Smart City, si një nga investimet strategjike në modernizimin e sigurisë publike, zë një vend të rëndësishëm në projektbuxhetin e vitit 2027 të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për realizimin e tij parashikohen rreth 2 miliardë lekë financim i huaj, si dhe rreth 1 miliard lekë për mbulimin e TVSH-së, krahas fondeve të tjera për mbikëqyrjen dhe kostot lokale. Gjatë prezantimit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ministri Ervin Demo theksoi se ky investim synon të rrisë kapacitetet teknologjike të Policisë së Shtetit, duke përmirësuar monitorimin, parandalimin dhe administrimin e sigurisë publike.

“Teknologjia duhet të na ndihmojë të rrisim aftësinë parandaluese, të përmirësojmë reagimin operacional dhe të përdorim më mirë burimet njerëzore. Smart City është një investim që synon t’i japë Policisë së Shtetit mjete dhe kapacitete të reja për t’iu përgjigjur më shpejt dhe më me efikasitet sfidave të sigurisë publike”, u shpreh ministri Demo.

Ai nënvizoi se zhvillimi teknologjik duhet të ecë paralelisht me garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, veçanërisht mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë.

“Modernizimi teknologjik duhet të shoqërohet gjithmonë me garanci të qarta ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, privatësinë dhe kontrollin institucional. Teknologjia duhet të jetë instrument në shërbim të sigurisë së qytetarëve, jo qëllim në vetvete”, theksoi ministri.

Përmes projektit Smart City synohet forcimi i kapaciteteve institucionale dhe operacionale, duke e vendosur teknologjinë në funksion të parandalimit, reagimit dhe garantimit të një mjedisi më të sigurt për qytetarët.

sherbim siguri publike Smart City
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon pamjet nga Tale e Lezhës: Një tjetër investim rrugor për zhvillimin e turizmit në bregdet

10:49 / November 4, 2026

“Do të shihni forca të shtuara të emergjencave pranë Rinasit”, Ministria e Mbrojtjes sqaron qytetarët: Sot zhvillohet simulimi i një aksidenti ajror

09:47 / November 4, 2026

Rama përsërit ftesën e dialogut për studentët, vendos sërish sofrën e gurtë para Kryeministrisë

09:37 / November 4, 2026

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër e Jabukë

22:41 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.