Pas pak muajsh do të mbushë gjashtë vjeç dhe ky është Joeli, djali i çiftit të njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. E mesa duket vogëlushi e paska zgjedhur të ardhmen e tij dhe nuk është larg gjurmëve të prindërve.
Ka qenë Ermali vetë që na zbulon pasionin e tij për kamerat dhe regjistrimet. “Duke xhiruar reklama me këtë regjisorin e ri të talentuar!”, shkruan moderatori.
Në pamjet e publikuara, Joeli shfaqet duke parë nga objektivi i kamerës, ndërkohë që babi i tij xhironte një reklamë për emisionin.
Dukshëm ai është më i rritur tani dhe ka një ngjashmëri të paparë me të atin.

