Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dalin pamjet, si banda e Klodian Lekocajt sulmonte me granata dore bizneset në Greqi

21:40 / November 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Media greke Protothema ka publikuar pamjet nga disa prej momenteve ku bizneseve të ndryshme u hidhen granata dore nga grupi kriminal që drejtohej nga i burgosuri i famshëm shqiptar, Klodian Lekocaj alias Klod Cara. Ky i fundit e drejtonte bandën ndërkohë që vijonte dënimin në burgun e Trikalas.

Bashkëpunëtorët e tij më të afërt janë një rom i burgosur në burgun e Malandrinos, dy egjiptianë të burgosur në Avlona dhe Malandrino, si dhe pesë të tjerë, të cilët janë arrestuar.

Grupi vendoste gjoba ndaj bizneseve, të cilët ishin të detyruar të paguanin ose do të përfundonin të hedhur në erë. Në pamje shihen sulmet me granatë dore ndaj dy lokaleve në qendër të Athinës, në fillim të muajit shtator.

Gjithashtu shihet edhe sulmi i kryer në fillim të tetorit ndaj njërit prej dy lokaleve të përmendura më sipër. Autorët kalojnë përpara lokalit, hedhin një granatë dore brenda ambienteve, ku ndodheshin klientë dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht, granata nuk shpërtheu.

Siç rezultoi nga hetimet, të akuzuarit ishin bërë pjesë e një organizate kriminale me aktivitet të vazhdueshëm, strukturë të brendshme të qëndrueshme dhe organizim hierarkik, si dhe me ndarje të qartë të roleve.

49-vjeçari Lekocaj drejtonte, ndërsa anëtarët e tjerë mblidhnin informacionee për objektivat e përzgjedhur, mbikëqyrnin banesat dhe ambiente me interes, identifikonin persona dhe automjete, si dhe fotografim e hartëzim të zonave. Ata merreshin gjithashtu me sigurimin e mjeteve të nevojshme, kryerjen e sulmeve dhe largimin nga vendet ku kryheshin veprimet kriminale.

Bashkëpunëtorët e Lekocajt në burg vepronin si hallka komunikimi mes drejtuesve të organizatës dhe anëtarëve jashtë burgut. Ata merrnin përsipër përcjelljen e urdhrave, koordinimin e veprimeve të veçanta dhe ruajtjen e kohezionit operacional të organizatës.

dalim granata Greqi Klodian Lekocaj pamjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

10 ton kokainë të organizatës shqiptare në kapanonet e Spanjës

22:41 / November 5, 2026

Pastruan 14 milion euro, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali, paratë e drogës qarkullonin me lingota ari

22:01 / November 5, 2026

Masakër në Turqi, 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë

21:01 / November 5, 2026

Thaçi mesazh nga Haga në 6-vjetorin e arrestimit: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

20:40 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.