Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pastruan 14 milion euro, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali, paratë e drogës qarkullonin me lingota ari

22:01 / November 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy kompani me seli në Milano dhe Lecco në Itali janë sekuestruar pasi akuzohen për pastrimin e parave që dyshohet se vinin nga një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës mes Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Shqipërisë.

6 persona janë vënë në pranga, ndërsa 52 të tjerë janë vënë nën hetim, raportojnë mediat italiane.

Hetimet zbuluan një “trafik ndërkombëtar kokaine prej rreth 240 kilogramësh”, si dhe grumbullimin dhe transferimin drejt Shqipërisë të shumave të parave cash, në vlerën e mbi 14 milionë eurove. Dy kompanitë përdoreshin nga një organizatë kriminale shqiptare. Veprimtaria e tyre dokumentohet gjatë viteve 2019-2022.

Pastrimi i parave është kryer edhe përmes blerjes së lingotave të arit, në një sasi prej afro 8 kilogramësh. Ari ishte blerë në Itali përmes një kompanie që operonte në sektorin e përpunimit të metaleve të çmuara, me seli në Milano dhe Alessandria.

Pasi pastroheshin përmes aktiviteteve të tjera të ligjshme, paratë transferoheshin më pas në Shqipëri.

Kompania e dytë e sekuestruar dyshohet se shërbente si “kasaforta e grupit kriminal”, duke investuar në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Sipas hetuesve, për organizimin e transaksioneve të drogës dhe të parave cash janë përdorur “sisteme të enkriptuara të komunikimit”.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar 1.5 milionë euro para cash dhe 32 kilogramë kokainë, heroinë dhe marihuanë.

14 mln euro ari Itali lingota pastruan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

10 ton kokainë të organizatës shqiptare në kapanonet e Spanjës

22:41 / November 5, 2026

Dalin pamjet, si banda e Klodian Lekocajt sulmonte me granata dore bizneset në Greqi

21:40 / November 5, 2026

Masakër në Turqi, 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë

21:01 / November 5, 2026

Thaçi mesazh nga Haga në 6-vjetorin e arrestimit: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

20:40 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.