Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Trashëgimia kulturore, 30 milionë lekë grante për rijetësimin e kullave të veriut

16:22 / November 8, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kulla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi “Trashëgimia Kulturore dhe Muzetë” për vitin 2027 parashikon vijimin e investimeve për restaurimin dhe rijetësimin e kullave tradicionale në veri të vendit, forcimin e strukturave të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe mbështetjen e programeve për promovimin e pasurive kulturore materiale dhe jomateriale.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet kullave tradicionale, të cilat përfaqësojnë një nga elementet më identifikuese të trashëgimisë arkitektonike, historike dhe etnografike të vendit.

Në bashkëpunim me GIZ, restaurimi dhe rijetëzimi i tyre synon zgjerimin e ofertës së turizmit kulturor dhe malor, nxitjen e sipërmarrjes lokale dhe krijimin e mundësive të reja të zhvillimit për komunitetet, veçanërisht për të rinjtë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thekson se “në kuadër të programit, është përfunduar inventarizimi i 650 kullave në qarqet Dibër, Shkodër, Lezhë dhe Kukës. Gjithashtu, në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, janë hartuar projektet e restaurimit dhe rijetësimit për 28 kulla monument kulture, të cilat do të shërbejnë si bazë për ndërhyrjet konkrete në terren”.

Gonxhja tha se “paralelisht me investimet, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të hapë një skemë të dedikuar grantesh, me një fond total prej 30 milionë lekësh, për mbështetjen e aktiviteteve dhe ndërhyrjeve në infrastrukturën e lehtë, që synojnë promovimin e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale të lidhur me kullat e veriut”.

Krahas investimeve, rritja e shpenzimeve korrente për vitin 2027 do të mbështesë edhe reformën në strukturat e trashëgimisë kulturore.

“Një prej nismave është vijimi i rritjes së pagave për restauratorët dhe punëtorët e restaurimit për shkak të kushteve të veçanta të punës. Nisma, e nisur në vitin 2026, synon kompensimin e punonjësve që angazhohen në terrene të vështira, në lartësi dhe në kushte ekspozimi ndaj faktorëve të ndryshëm të rrezikut, si dhe që kryejnë punë të specializuara me përgjegjësi të lartë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, tha Gonxhja.

Nga kjo nismë parashikohet të përfitojnë 93 punonjës, konkretisht 62 restauratorë, me një shtesë page të propozuar prej 15 mijë lekësh në muaj, dhe 31 punëtorë restaurimi, me një shtesë prej 20 mijë lekësh në muaj.

“Një tjetër masë është miratimi i strukturës përgjegjëse për inspektimin e trashëgimisë kulturore, me synim forcimin e kontrollit dhe mbrojtjes së pasurive kulturore. Struktura do të jetë përgjegjëse për inspektimin, konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, përfshirë ndërhyrjet e paligjshme në monumente, gërmimet e paautorizuara dhe shkeljet në administrimin e pasurive kulturore. Të ardhurat e përfituara nga këto masa ndëshkuese parashikohet të kalojnë në Fondin Kombëtar të Kujdesit për Trashëgiminë Kulturore, duke kontribuar në financimin e veprimtarive për mbrojtjen dhe ruajtjen e saj”, ka nënvizuar Gonxhja.

Sipas tij, në fokus të reformës është edhe forcimi i kapaciteteve të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, i vetmi muze i kësaj tipologjie në Shqipëri.

“Zgjerimi i veprimtarisë kulturore dhe edukative, si dhe rritja me 13% e numrit të vizitorëve, kanë shtuar nevojën për kapacitete të reja njerëzore. Në këtë kuadër, struktura e re e muzeut parashikon shtimin e pesë pozicioneve të punës, me synim përmirësimin e funksionimit dhe të shërbimeve ndaj vizitorëve”, tha ai.

Për vitin 2027, programi parashikon gjithashtu mbështetjen e aktiviteteve dhe projekteve të tjera kulturore, si “Java e Muzeve”, pjesëmarrja në Bienalen e Arkitekturës në Venecia dhe në Panairin Mesdhetar të Turizmit Arkeologjik në Paestum të Italisë, si dhe mbështetjen e programeve artizanale dhe të trashëgimisë kulturore jomateriale.

Përmes këtyre masave, programi synon të ndërthurë investimet në restaurim me forcimin e kapaciteteve institucionale, promovimin e trashëgimisë dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e turizmit kulturor në vend.

grante kulla kulturore rijetesim trashegimia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikonstruksioni i burgut të Fushë-Krujës, rreth 100 të dënuar do të transferohen në burgje të tjera

15:59 / November 8, 2026

Akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të mitura në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë

14:40 / November 8, 2026

Arbëreshët në Siçili i kthejnë sytë nga Shqipëria për zhvillimin e turizmit kulturor

12:19 / November 8, 2026

Policia nis shoqërimet, protestuesit shpërndahen në rrugët rreth qendrës

18:31 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.