Është arrestuar autori i dyshuar që grabiti një bankë të nivelit të dytë në Komunën e Parisit një javë më parë.
Ngjarja ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur një person i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e një sendi që ngjante me armë zjarri, arriti të marrë 60 mijë euro në valuta të ndryshme. Fillimisht, autori kërcënoi punonjësin e sigurisë dhe më pas iu drejtua sporteleve, ku mori paratë nga arkëtarja.
Pas grabitjes, ai u largua me një monopatinë elektrike, në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”.
50-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua nga policia pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë.
