Interesi i tifozëve për përballjen Shqipëri–Finlandë ka qenë shumë i lartë, teksa të gjitha biletat për ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.
Sfida do të luhet më 12 nëntor, në orën 20:45, ku kuqezinjtë do të zbresin në fushë përpara një stadiumi të mbushur me mijëra tifozëve, të cilët pritet të krijojnë atmosferën karakteristike në mbështetje të skuadrës.
Kombëtarja synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv në Grupin C1, ku aktualisht mban vendin e parë me 9 pikë pas katër ndeshjeve të para.
Mbështetja e tifozëve në stadium pritet të jetë një motivim shtesë për kuqezinjtë në këtë përballje të rëndësishme.
