Stuhia “Charls” që goditi brigjet portugeze duke shkaktuar erëra të forta dhe reshje intensive shiu, pas udhëtimit në disa shtete, po zhvendoset drejt Ballkanit.
“Pritet që gjatë natës dhe nesër të udhëtojë drejt Ballkanit duke prekur Malin e Zi, Kroacinë, Shqipërinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut”
Në Shqipëri sa i përket reshjeve situatë më problematike parashikohet në veri dhe veriperëndim të vendit ndërsa erë më e fortë përgjatë vijës bregdetare.
“Në Shkodër, Bajram Curri, Pukë, Lezhë, në këto zona përveç erës së fortë do të ketë reshje me intensitet të lartë ku ka zona që e kalojnë 100 milimetra shi që sot natën deri të dielën kur ndërpriten. Nuk përjashtohet rreziku i përmbytjeve në veri dhe veriperëndim, por qendra dhe jugu do ketë më pak reshje, do jenë prezente, por me pak”, tha ai.
Situata problematike paraqitet për zonat e bregdetit për shkak të parametrit të erës. Gjatë natës e deri nesër pasmesditës parametri pritet të jetë mbi 80 km orë në det të hapur dhe 100 duke sjellë probleme me trafikun detar, me dallgëzimin mjaft të lartë, jo vetëm në brigjet e Vlorës, por presim të prekë dhe Adriatikun.
Karakteristikë e kësaj stuhie sipas meteorologëve janë dhe temperaturat tipike të një fundi pranvere, ato të premten pritet të shënojnë deri në 27 gradë Celcius. Por në Shqipëri “Charls” nuk do të qëndrojë gjatë.
Të dielën parashikohet përmirësim i kushteve të motit. Reshjet pritet të largohen nga vendi ndërsa vlerat e termometrit parashikohet të bien me rreth 6 gradë Celcius.
“Nga e diela pritet të ulen ndjeshëm sepse nesër presim 26-27 gradë Celcius që janë shumë të larta. Javën tjetër deri 20-21 më tipike vjeshte. Rikthehet bora në zona malore”, tha ajo.
Megjithkëtë, java e ardhshme sipas meteorologëve, pritet të nisë me reshje.
