Bllokimi i fluturimeve në nivel kombëtar në SHBA ka përfunduar. Këtë e raporton prestigjozja New York Times, duke cituar Administratën Federale të Aviacionit. I gjithë trafiku ajror drejt Shteteve të Bashkuara që vinte nga vendet anëtare të Eurocontrol-it ishte pezulluar “me kërkesë të FAA-së për shkak të problemeve teknike”.
Sipas asaj që raportojnë mediat amerikan, presidenti Trump ka bërë të ditur se defekti në sistemet e Administratës Federale të Aviacionit nuk duket të ketë lidhje me një sulm kibernetik (pas verifikimeve nuk ka dalë asnjë gjurmë) apo me inteligjencën artificiale (IA), por me infrastrukturën e vjetruar dhe keqfunksionuese. Sipas Fox News, askush nuk e ka marrë përsipër ngjarjen.
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ia ka atribuuar switch-eve dhe router-ave të tejmbushur me të dhëna arsyen e problemeve në telekomunikacion që çuan në bllokim dhe i ka kërkuar Kongresit 50 miliardë dollarë për të përmirësuar infrastrukturën. Sipas Duffy-t, janë dhjetëra mijëra pasagjerë të bllokuar.
