Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në zonën e Zefyrit, në Atikë të Greqisë, ku dy zjarrfikës, 23 dhe 44 vjeç, kanë humbur jetën gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri në një ndërtesë të braktisur.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri shpërtheu në një objekt të braktisur në rrugën Katsantoni. Gjatë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, një pjesë e ndërtesës u shemb papritur, duke zënë poshtë efektivët që ndodheshin brenda dhe po punonin për shuarjen e flakëve.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar, dy zjarrfikësit u nxorën pa jetë nga ndërtesa. Ndërkohë, një efektiv i tretë, i cili fillimisht rezultonte i zhdukur dhe po kërkohej nga autoritetet, u gjet i plagosur.

Alarmi në Qendrën Operacionale të Shërbimit Zjarrfikës u dha rreth orës 11:40. Në vendngjarje u dërguan 20 zjarrfikës me gjashtë automjete nga disa stacione zjarrfikëse të Athinës, si dhe forca të Njësisë Speciale të Menaxhimit të Fatkeqësive (EMAK). Në zonë mbërritën gjithashtu dy njësi mjekësore të lëvizshme dhe dy ambulanca të EKAB-it.

Sipas raportimeve të mediave greke, autoritetet po hetojnë nëse dy zjarrfikësit humbën jetën nga asfiksia, për shkak të tymit dhe kushteve brenda ndërtesës, apo si pasojë e shembjes së materialeve ndërtimore.

Ndërkohë, Ekipi i Hetimit të Krimeve të Zjarrvënies në Athinë është angazhuar për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe rrethanat e sakta që çuan në këtë tragjedi.

dy zjqrrfikes jeten ndertese shuanin Zjarrin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026

Përplasja e dy automjeteve në Rrugën e Arbrit, humbin jetën dy persona

12:20 / November 14, 2026

Veliaj publikon fjalimin: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

11:42 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.