Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë

09:47 / November 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fedi kokoneshi sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me nga 1 vit burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Sipas konkluzioneve përfundimtare të prokurorisë, të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Kokoneshi, Dorian Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo duhet të dënohen fillimisht me 1 vit e 6 muaj burgim secili.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, SPAK kërkon që dënimi përfundimtar për secilin prej tyre të jetë 1 vit burg.

Gjithashtu, prokuroria kërkon ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare për Fredi Kokoneshin dhe 2-vjeçare për tre të pandehurit e tjerë.

Sipas hetimeve, çështja lidhet me dhënien me qira të rreth 67 hektarëve tokë në pronësi të shtetit, për ndërtimin e impianteve diellore. Këto sipërfaqe rezultonin të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si tokë bujqësore.

SPAK pretendon se zyrtarët kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave për ndryshimin e kategorisë së tokës dhe dhënien e saj me qira për një periudhë 10-vjeçare.

Në konkluzionet e saj, prokuroria vlerëson se provat e administruara gjatë hetimit dhe gjykimit mbështesin akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim.

1 vit Burg divjake ish kryebashkiaku spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë/ Prokuroria kërkon deri në 6 vite burgim

09:59 / November 17, 2026

BE dhe SHBA-të koordinohen për Ukrainën, 140 sanksione të reja kundër Rusisë

09:52 / November 17, 2026

Rama publikon pamjet nga rruga Berat–Ballaban–Këlcyrë: Punimet drejt përfundimit, lidhje e re me jugun e vendit

09:49 / November 17, 2026

Ulen tarifat e dokumenteve biometrike, ja sa do të paguajnë fëmijët, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara

09:44 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.