Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën duke ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje nga Rruga e Arbrit, të realizuara nga lartësia me dron.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar një video ku shfaqet aksi rrugor, duke ofruar një këndvështrim ndryshe të tij nga ajri.
“Mirëmëngjes dhe me Rrugën e Arbrit siç nuk e keni parë nga lartësitë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në përshkrimin e videos.
Postimi është shoqëruar me pamje panoramike të rrugës, e cila lidh Tiranën me zonën e Dibrës dhe përbën një nga akset e rëndësishme infrastrukturore në vend.
