Kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani, është shfaqur me paterica dhe çizme ortopedike, pasi ka këputur tendinën e Akilit gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli me gazetarët.
35-vjeçari tregoi se kishte shënuar një gol pak pasi hyri në fushë, por më pas pësoi dëmtimin. “Harrova që isha 35 vjeç”, u shpreh ai me humor, duke pranuar se nuk ishte nxehur para ndeshjes.
Mamdani pritet të mbajë çizmen ortopedike për 6 deri në 8 javë, ndërsa rikthimi i tij në futboll mund të kërkojë rreth nëntë muaj.
